• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

09/10/2025
in Aktuale, Slider, Sociale
Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se institucioni nuk ka shlyer pagesat për 12 nga 14 projektet e saj të realizuara prej më shumë se pesë muajsh. Në një reagim të gjatë, ajo drejton gishtin drejt drejtoreshës së përgjithshme, Eni Vasili, duke e akuzuar për arrogancë dhe mungesë transparence.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në reagimin e saj, Kurti thekson se problemi nuk është vetëm financiar, por edhe moral. Ajo bën një krahasim të fortë mes drejtuesve aktualë dhe atyre të mëparshëm, të cilët, sipas saj, e kanë pyetur dhe respektuar gjithmonë për kontributin e saj.

“RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit,” shkruan Kurti, duke shprehur se ka kontribuar për dekada me projekte të veta dhe investime personale, duke pasur si qëllim të vetëm mbrojtjen e vlerave të televizioni publik.

Kozeta Kurti tregon se ka bërë përpjekje të shumta për të kontaktuar me drejtuesit e RTSH-së, duke shkruar e kërkuar takime, por nuk ka marrë përgjigje. Ajo thekson se i është mohuar takimi me Eni Vasilin, duke shtuar se “ndoshta më lehtë hyn në Shtëpinë e Bardhë, se tek zyra e Vasilit”.

Ajo ngre pyetjen se si një drejtoreshë që ka moderuar panele politike mbi problemet e qytetarëve, nuk mbledh dot një panel me autorët dhe artistët e vetë institucionit për të sqaruar situatën. Për Kurtin, mungesa e honorareve financiare është më pak e rëndësishme se sa arroganca dhe mungesa e respektit ndaj profesionistëve që kontribuojnë në RTSH.

Në fund të reagimit të saj, Kozeta Kurti i drejtohet në mënyrë indirekte analistit Baton Haxhiu, duke i kërkuar që t’i kërkojë mikes së tij, Eni Vasilit, që “të na japë ato lekët tona” para se të mbyllë përgjithmonë RTSH-në. Ajo paralajmëron se ndoshta mund të ndërmarrë hapa ligjorë, por e vetmja arsye pse heziton, është se nuk dëshiron që qytetarët shqiptarë të paguajnë para për “kapriço drejtorësh arrogantë e indiferentë”.

“Unë jam Kozeta Kurti, me këtë fytyrë e me këtë emër që nuk fshihem pas gishtit,” përfundon ajo, duke theksuar se rrugën e saj e ka bërë me punë të ndershme dhe pa u varur nga askush.

Deri më tani, nga ana e RTSH apo drejtoreshës nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me akuzat e Kurtit.

Reagimi i plotë i gazetares

RTSH-ja s’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi të respektit për dinjitetin e njeriut dhe profesionistit

RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit, Aurora Polos, Thoma Gëllçit, Enkelejdi Jotit apo Martin Lekës. Këta, përveç Enit, na kanë pyetur: a u lodhët, a ju nevojitet gjë. Na kanë motivuar dhe respektuar për atë që kemi qenë dhe kemi bërë.

Përmenda këta emra, sepse me këta drejtorë kam punuar herë pas here në RTSH, si autore e moderatore programesh, si skenariste apo zëdhënëse e Festivalit të Këngës. RTSH-ja ime është ajo e Festivaleve ku mbaja shënim me laps tekstet e këngëve dhe i memorizoja gati për të nesërmen, është ajo e “12 vallëzime pa një të shtunë”, është ajo e “Miss Albanias” së parë etj. Për shkak të kësaj RTSH-je, i kam dhuruar asaj orë transmetimi prej miliona lekësh që RTSH s’i prodhon dot vetë, ciklet e Albania Pop Rock ku s’ka mbet’ yll i ri apo gold pa kënduar, me orkestrën e përbërë nga muzikantët më të mirë të këtij vendi, tributin spektakolar të Djemve të Detit, dy koncerte të papërsëritshme të Korçës, dy recitale të Artjola Toskës, recitalet e Vesa Lumës, Altin Gocit e Adhurim Demirit. E kam bërë edhe atëherë kur Fred Peza na dëboi nga salla e orkestrës, sikur të ishim duke prodhuar dado e bullona dhe jo muzikë; pagova faturën në një sallë me qera dhe s’e ndëshkova RTSH-në se nuk ishte e Fred Pezës. E kam bërë edhe kur zëvendësova në sekond të fundit regjinë më të lodhur që na vuri në dispozicion RTSH-ja me një tjetër të paguar prej meje dhe kontakteve të mia, pikërisht se s’doja ta ndëshkoja RTSH-në, pasi ajo nuk është e drejtorëve.

Ne profesionistët do të hyjmë gjithë jetën në RTSH, (nëse do ta ketë jetën) ashtu sikurse drejtorët vetëm do të dalin.

Tani, le të kthehemi tek këto pagesat e prapambetura. Meqë ra fjala, unë dhe stafi im kemi 12 punë të papaguara nga 14 gjithsej.

(Pa folur për investime personale të miat dhe grupit tim të punës, se duke qenë titra e parë e programit, s’mund t’ja lejoj vetes të kthehem 100 vjet prapa).

Në fillim u përpoqa jo vetëm vetë, por duke bërë katalizatorin edhe të bashkëpunëtorëve të mi, të tregoja mirëkuptim dhe empati për një grup njerëzish që janë rishtarë, që u duhet kohë të kuptojnë ku kanë ardhur, të analizojnë situatën etj, etj.

Më vonë nuk lashë vend pa trokitur; në zyrën juridike, në zyrën e financës, në zyrën e drejtoreshës së njësisë së programeve, kërkova takim me Drejtoreshën e Përgjithshme (ndoshta më lehtë hyn në Shtëpinë e Bardhë, se tek zyra e Vasilit) shkrova një email të gjatë… dhe e dini çfarë kërkova? Nuk kërkova lekët, por një kontakt ku të delegoja të gjithë njerëzit që kanë punuar dhe bashkëpunuar me këtë program, se s’po kisha më fuqi t’i mbaja. Sa herë dridhej telefoni, më kapte ankthi. Unë vërtet nuk mbaj përgjegjësi ligjore, se çdokush ka firmosur personalisht, por ama s’e përjashtoj veten nga përgjegjësia morale, se ndryshe nga znj. Vasili që është kujdesur vetëm për panelet e saj, unë me këta artistë e personalitete kam një jetë që punoj.

Dhe meqë jemi këtu, si ka mundësi që znj. Vasili ka ndërtuar me qindra herë panele politike me qa’ hallet tona për vendimarrje qeverie, rol opozite etj dhe çuditërisht tani, në drejtimim e “shtëpisë së vet” nuk mblidhka dot një panel autorësh, bashkëpunëtorësh apo artistësh (nga ato që Eni Vasili i ka duartrokitur si spektatore edhe në event të drejtuar prej meje) minimumi për t’i parë në sy; për t’u treguar që ua njeh kontributin e se po përpiqet të gjejë një zgjidhje.

Sigurisht që secili prej nesh e do kompensimin e vet financiar, sepse për atë ka punuar (punët vullnetare i bëjmë tjetër kund dhe s’kemi nevojë t’i bërtasim), por më shumë se sa mungesa e tyre, më dhemb arroganca dhe fakti që jemi transparentë përballë këtij grupi njerëzish, veçanërisht për Drejtoreshën e Përgjithshme të institucionit. Personalisht kam shumë më tepër respekt për veten time, për punën time, për njerëzit që kam punuar se sa nevojë për honorarin tim.

Ndoshta unë nuk do ta kisha mbajtur kurrë këtë shënim, nëse pushteti i i ri i RTSH-së do na “begeniste”, do na ftonte, madje edhe nëse do na shuante me rrena shprese; madje edhe po të na llastonte duke na përcjellë: “Do të dëshironim shumë të vazhdonim bashkëpunimin me ju, por siç e shihni ne s’po ju paguajmë dot për programet e kaluara; si mund t’ju kërkojmë të punoni ende?”

Por jo! Ne, znj. Vasili dhe ju oborrtarët e vegjël të rinj nuk jemi borxhlinjtë që ju mbinë juve në derë. Jemi profesionistët që e kemi kaluar me kohë gavetën dhe kërkojmë minimumin e respektit dhe edukatës qytetare së pari dhe patjetër edhe kompensimin financiar që na takon. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me institucionin dhe për ne ka pak rëndësi se kush e përfaqëson atë. Prandaj një marrëveshje dy palëshe legjitimohet me vulë, se përndryshe do mjaftonte një firmë e secilit prej jush. Nëse s’ju pyesim për çështje administrative dhe financiare, për çfarë t’ju pyesim? Për përmbajtjen e programeve tona? Nuk ju pyesim dot! E di pse? Sepse NUK na ndihmoni dot! Unë dhe kolegët e mi autorë e moderatorë kemi kthyer në studiot tona personalitete që jo i kishin hequr vizën, por i kishin derdhur me kohë bojën e stilografit RTSH-së. Për sa më përket, në 14 javë bëra atë që institucionet, përfshirë edhe atë që drejtoni ju sot, nuk e kanë bërë. Ngrita nga varri në kuptim të parë e metaforik, si të doni ju, personazhë që me vetëdije a jo, ju të gjithë, në çdo institucion, ja kishit vënë shqelmin me kohë.

Por nuk dua të ndalem më gjatë këtu, sepse “për çdo nënë, fëmija i vet është më i bukuri në planet”.

Uroj shumë që nëse s’të bie ty në dorë ky shënim, (kuptohet, jo se pres ndonjë reflektim), t’i bjerë Baton Haxhiut, i cili të këshillon si mik ta mbyllësh nja gjashtë muaj RTSH-në.

E nëse Batonit i bie në dorë ky shënim, a mundesh të lutem t’i drejtohesh si mik mikeshës tënde që para se t’i vendosë atë drynin e trashë RTSH-së, madje jo për gjashtë muaj, por përgjithmonë ndoshta, të na japë ato lekët tona?

Fundja s’u morëm me piramidat sudjane në 97-ën. Pse duhet të përjetojmë piramidë rtshjane të 2025-ës?

Sa për padi e gjyqe patjetër që e kam menduar, por s’jam bindur ende nëse shqiptarët e meritojnë të paguajnë para për kapriço drejtorësh arrogantë e indiferentë, ndërkohë që paguajnë çdo muaj për të parë atë që prodhojmë.

P.S. Unë nuk pres të lëshoj xixa me këtë shkrim, por mbi të gjitha e bëra sepse:

1- S’mund të mbaj me shpresa bashkëpunëtorët e mi dhe as t’u transferoj më rrena korridoresh.

2- Sepse kam parë aty-këtu, nëpër fletë rrufe portalesh me artikull shkrues anonimë, të më përmendin emrin dhe kanë folur sikur ta kenë ata gojën time në fytyrë.

Unë jam Kozeta Kurti, me këtë fytyrë e me këtë emër që nuk fshihem pas gishtit dhe që rrugën time, aq sa kam bërë, e kam bërë vetë, pa lëpirë tasa pronarësh mediash, apo njerëz të veshur me pushtet mediatik a politik. Kjo rrugë imja është e ngjashme me shumë kolegë të mitë, siç është e pakrahasueshme fare, po fare me shumë drejtues apo ish drejtues nëpër punërat tona.

Related

Tags: Eni VasiliKozeta KurtiRTSH
Previous Post

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Next Post

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.