• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

09/10/2025
in Aktuale, Slider
Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë amerikane, USS Mount Whitney (LCC-20), duke shënuar një moment historik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

USS Mount Whitney është një nga dy anijet komanduese më të mëdha të forcave detare amerikane dhe vizita e saj në Shqipëri tregon qartë rëndësinë gjeostrategjike të vendit tonë dhe kapacitetet e reja të infrastrukturës portuale.

Ky është rasti i parë që një anije e këtyre përmasave ankorohet në një port shqiptar. Porti MBM, pjesë e investimeve të Kastrati Group, ka arritur të tregojë se zotëron kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për të përballuar lundrime të tilla madhore.

Si porti më i madh në Shqipëri, MBM shërben si pikë hyrëse e Korridorit VIII nga Deti Adriatik, duke u konsoliduar gjithnjë e më shumë si një nyje e rëndësishme logjistike jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për tregtinë rajonale.

Gjithashtu, ankorimi i anijes USS Mount Whitney është një “certifikim” sigurie për infrastrukturën dhe kapacitetet menaxhuese të Portit MBM, duke rritur gjithnjë e më shumë rolin dhe imazhin e Shqipërisë si një partner i denjë i NATO-s.

Investimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe proceset operuese të realizuara nga Kastrati Group e kanë kthyer këtë port në një standard të ri për transportin dhe logjistikën në vend dhe rajon.

Vizita e USS Mount Whitney është një tregues i qartë se Porti MBM tashmë është gati të mirëpresë anije të mëdha ushtarake dhe tregtare, duke e pozicionuar Shqipërinë në një hartë më të gjerë bashkëpunimi ekonomik, logjistik dhe gjeostrategjik.

Related

Tags: Anija AmerikanePorto Romano
Previous Post

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Next Post

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.