Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green harvest”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, 3 shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me 2 automjete.
Sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, 3 shtetasit kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen.
Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Dashamir Rexhepi, 40 vjeç, Durim Rexhepi, 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe Mark Shyti, 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet.