Irina Shayk thuhet se ka humbur 11 milionë ndjekës në Instagram brenda 24 orëve pas ndarjes së saj nga Cristiano Ronaldo, i cili është personi më i ndjekur në platformën e mediave sociale.
Bukuroshja ruse u takua me superyllin portugez të futbollit në xhirimet e një reklame të Armani në vitin 2010. Ata vazhduan të takoheshin për gati pesë vjet, por në janar të 2015-ës, romanca e tyre mori fund.
“Mund të konfirmojmë se Irina Shayk i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Cristiano Ronaldon”, tha përfaqësuesi i saj për Page Six në atë kohë, duke këmbëngulur se ndarja nuk kishte të bënte me mos paraqitjen e Shayk në festën e 60-vjetorit të nënës së Ronaldos në natën e Vitit të Ri.
“Ajo ka qenë pranë familjes gjatë gjithë marrëdhënies së tyre”, tha përfaqësuesi i modeles. “Çdo thashethem negativ në lidhje me Irinën dhe familjen Ronaldo është krejtësisht e rreme dhe nuk ka qenë faktor në shkakun e ndarjes”.
Burime të shumta thanë më vonë se Shayk, 37-vjeç, u nda me Ronaldon, 38-vjeç, rreth fillimit të vitit 2015 pasi më në fund besoi thashethemet se ylli i futbollit dyshohet se kishte lidhje të shumta gjatë marrëdhënies së tyre në distancë.
Edhe pse Ronaldo i quajti spekulimet “fiksion i pastër dhe falsifikim“, modelja foli për pabesinë e tij në disa intervista të mëvonshme.
Sipas US Sun, rreth dhjetorit të vitit 2015 Ronaldo po vazhdonte me partneren e tij aktuale Georgina Rodríguez, gjë që thuhet se e shtyu Shayk t’u thoshte fansave të saj që ta hiqnin atë nga rrjetet sociale nëse “e njohin vetëm si ish-të dashurën e Cristiano Ronaldos“.
Numri i ndjekësve të saj ra me 11 milionë -75%, brenda një dite, sipas publikimit.