Gisele Bündchen festoi ditëlindjen e saj të 43-të pa festa magjepsëse dhe dalje në mbrëmje. Supermodelja e kaloi ditën me motrën e saj binjake dhe vajzat e tyre, me gjasë vendlindjen e saj Brazilin.
Gisele ka postuar një sërë fotosh në Instagram, duke dashur të falënderojë ata që i kanë dërguar mesazhet e ditëlindjes.
Në foton e parë, binjakët Gisele dhe Patricia qëndrojnë të buzëqeshura pranë një dërrase të vogël të zezë, mbi të cilën ishte shkruar me shkumës “Gëzuar ditëlindjen”.
Më pas, ato shkuan në një shëtitje me varkë me vajzat e tyre në sfondin e maleve madhështore dhe shijuan ushqimin.
“Doja të falënderoja të gjithë ata që gjetën kohë për të na uruar dhe për të dërguar energji pozitive për ditëlindjen tonë. Jam shumë me fat që kam kaluar kohë me motrën time binjake dhe vajzat tona të vogla. Ndihem e bekuar që jam e rrethuar nga kaq shumë dashuri”, ka shkruar Gisele.