Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkruan se hapësira e njohur si ish-Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, sot Qendra “Sotir Kolea” iu rikthye publikut.
Margariti ka ndarë disa foto në Facebook, ku shfaqet e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe drejtori i Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë Piro Misha, përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë dhe institucioneve të kulturës, shkencës e arsimit, ne këtë hapësirë dedikuar librit.
”E mbuluar nga pluhuri i kohës, e shndërruar thuajse në një depo librash të ndaluar, konfiskuar intelektualëve të dënuar gjatë diktaturës, hapësira e njohur si ish-Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, sot Qendra “Sotir Kolea” iu rikthye publikut.
Bashkë me Kryeministrin Edi Rama, drejtori e Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë Piro Misha, përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë dhe institucioneve të kulturës, shkencës e arsimit, vizituam këtë hapësirë dedikuar librit, e cila është rikonstruktuar dhe kthyer në jetë falë investimit të Qeverisë Shqiptare dhe pajisjes me aparatura moderne me mbështetjen e Bashkimit Europian përmes programit #eu4culture”, shkruan Margariti.