Kylie Jenner njihet për trupin e saj me forma dhe shumë tërheqës. Bukuroshja në episodin e ‘The Kardashian’ ka pranuar se ka bërë ndërhyrje krirurgjikale, duke u shprehur se në moshën 19-vjeçare ka bërë gjoksin.
Ajo shfaqet e penduar duke thënë: “E kam bërë gjoksin para Stormit. Brenda gjashtë muajve pasi kisha Stormi, duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç, ata ende po shëroheshin. Kam pasur gjokse të bukura, natyralë, thjesht të mrekullueshëm, madhësi perfekte, gjithçka perfekte, dhe thjesht doja që të mos i kisha bërë kurrë atëherë.”
Por kur e pyetën nëse do donte që Stormi të bënte ndërhyrje në trupin e saj në të njëtën moshë që Kylie ka bërë gjoksin, ajo u përgjigj duke thënë se do të ndihej keq nëse vajza e saj do bënte operacione në atë moshë.
“Do të më thyhej zemra nëse ajo do të dëshironte të bënte trupin e saj në moshën 19-vjeçare. Dua të them, ajo është gjëja më e bukur ndonjëherë. Unë dua të jem si mamaja më e mirë dhe shembulli më i mirë për të,”tha ylli i njohur.
Epo siç duket Kylie do të jetë një nënë mjaft e kujdeshme për të voglën e saj!