Granit Xhaka zgjodhi të largohet nga Arsenal për t’u bashkuar me Bayer Leverkusen. Mesfushori i njohur ka dhënë një intervistë për Marca, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.
“Kam kaluar 7 vite të mrekullueshme në ‘Emirates’. Kisha oferta nga klube të tjera të Premier League, por Arsenalin nuk e ndërroj me asnjë ekip tjetër. Nuk doja të luaja kundër tyre.
Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua të lija Arsenalin, gjithashtu dhe klubi nuk donte të më linte të largohesha. Kam shumë respekt për Mikel Artetën, por doja të provoja një sfidë të re te Bayer Leverkusen”.
Ata të dy kanë filozofi të ngjashme, Arteta është i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm si trajner. Ai dhe Alonso e shohin futbollin ndryshe nga trajnerët e tjerë” – Tha ai.