Shefat e policisë dhe mjekët e Londrës po përgatiten për një makth sigurie në funeralin e Mbretëreshës të hënën, mes detyrës së vështirë të mbrojtjes së personaliteteve më të larta të botës dhe dëshirës së publikut për të mbajtur zi për monarken e ndjerë. Qyteti ka parë tashmë turma të paprecedenta njerëzish që presin në radhë për të parë arkivolin e mbretëreshës Elizabeta e dytë.“Dita e funeralit do të jetë operacioni më i madh i mbrojtjes globale që Policia ka ndërmarrë ndonjëherë”, thanë autoritetet. Ndërkohë, operacioni i madh logjistik ka përfshirë një mori aspektesh të tjera, si mjekët, tualetet, pastrimin e rrugëve dhe mbylljen e tyre.Sipas komisionertit të Tranpsortin për Londrën, është e pamudnur të parashiko9hen përmasat e turmave që do të qarkullojnë në qytet, për funeralimin më të madh që prej vdekjes së ish-kryeministrit Uinston Çërçill në 1965. Ftesa u janë dërguar liderëve botërorë, politikanëve, figurave publike dhe mbretërve evropianë, si dhe më shumë se 500 personaliteteve ndërkombëtare.
Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...