Edhe të famshmit kanë problemet e tyre… David dhe Victoria Beckham, miq të vjetër të Princit Harry dhe Meghan Markle, thuhet se janë akuzuar për rrjedhje të informacioneve rreth Sussexëve. Tani, miqësia e tyre ka marrë fund, sipas një burimi.
Burimi i tha Mail të dielën se David është “absolutisht i tërbuar” pasi akuzat dyshohet se janë bërë gjatë një telefonate të tensionuar mes dyshit.
“Çdo ringrohje e marrëdhënieve tani është kaq e pamundur,” tha burimi.
Beckhams ishin të ftuar në dasmën e çiftit mbretëror në vitin 2018 dhe ishin “shumë mbështetës” për mbërritjen e Meghan në Mbretërinë e Bashkuar, tha burimi.
Në vazhdën e grindjes së tyre, Meghan duket se ka zëvendësuar një Victoria me një tjetër: Victoria Jackson, një manjate kozmetike dhe fqinje e çiftit në Montecito, Kaliforni.
“Victoria [Jackson] është një forcë e fuqishme. Ajo është dikush që ka ndërtuar një biznes, por gjithashtu ka kapërcyer vështirësitë në jetën e saj private”, tha një burim i dytë për gazetën. “Ajo dhe Megan janë të lidhur në shumë nivele. Ata janë jashtëzakonisht të afërt, e adhurojnë njëri-tjetrin”.