Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se lajmi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës është i vonuar, por pozitiv.
Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se inceneratori është kryevepra kriminale e kësaj qeverie, e cila është toleruar.
Sipas tij me paratë e inceneratorëve janë blerë dy palë zgjedhje.
“Sic kanë treguar provat dhe faktet e paraqitura nga ana jonë kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar për një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë te vonuar, por është një lajm pozitiv. Faktet janë atje prej vitesh, veprat janë aty. Por ajo që dua të theksoj është që të tre çështjet Elbasani, Tirana dhe Fieri janë një çështje. Praktikisht kemi të bëjmë me një aferë të ideuar nga një grup i strukturuar kriminal. Është afera më e madhe kriminale që është konkretizuar brenda pak orësh me 17 vendime qeveria. Shumë ministra kanë refuzuar, kanë qenë kundër dhe kanë paralajmëruar për shkelje të ligjit. Kështu që kjo është kryevepra kriminale. Dihet që inceneratorëet janë ndërmarrje e rilindjes me të cilën janë blerë dy palë zgjedhje dhe paratë përdoren për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.