Zyrat e ALEAT në Vlorë kanë mbetur pa sistem. Për këtë arsye nuk i ofrohet asnjë shërbim qytetarëve të shumtë, të cilët janë në radhë duke pritur për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.
Që ditën e premte u njoftua se nuk do të punohej për shkak të bllokimit të sistemit, problem që mesa duket nuk është zgjidhur ende. Ndërkohë e njëjta situatë është edhe në zyrat e gjendjes civile.