• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Borxhet e bashkive arrijnë në 60 milionë euro, gjysma për punime të papaguara! Ja kush e ka stokun më të lartë të detyrimeve

08/02/2023
in Ekonomi
Borxhet e bashkive arrijnë në 60 milionë euro, gjysma për punime të papaguara! Ja kush e ka stokun më të lartë të detyrimeve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Borxhet që pushteti lokal ka ndaj të tretëve shënuan rritje të lehtë në tremujorin e parë të vitit raportoi Ministria e Financave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit mars 2023, i cili parashikohet të shlyhet në një periudhë afatmesme, bazuar në planin e shlyerjes së dërguar nga të gjitha bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është rreth 6.02 miliard lekë.

Vlera e stokut të detyrimeve të prapambetura është rritur me rreth 0.06 miliard lekë, krahasuar me stokun e detyrimit në fund të vitit 2022, që ishte 5.96 miliard lekë.

Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria “Investime” me 48.3%. Më pas, kategoria “Të tjera” 24.6%, “Shërbime” 12.4%, dhe “Vendime Gjyqësore” 6.9%. Ndërsa sa i përket qarqeve, stoku i detyrimit të tyre përbëhet kryesisht nga vendime gjyqësore, të cilat zënë 95.8% të totalit të detyrimit të qarqeve.

Siç shihet gati gjysma e detyrimeve janë krijuar ndaj kompanive që kanë kryer punime për llogari të bashkive. Detyrimet në këtë zë u rritën gjatë tremujorit të parë pasi pushtet lokal hapi fronte pune më shumë se zakonisht, siç ndodh gjithmonë në prag të fushatave elektorale.

Ministria e Financave raportoi se stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Tiranë në vlerën rreth 1.7mld lekë, e cila përbën 28.4% të totalit të detyrimeve.

Më pas, bashkia Kavajë në vlerën rreth 770.5mln lekë, që përbën 13% të totalit të detyrimeve; bashkia Vorë në vlerën e pandryshuar 413mln lekë ose 7% të totalit të detyrimeve; bashkia Durrës në vlerën rreth 340.7mln lekë ose 5.8% të totalit të detyrimeve.

Më pas renditen bashkia Pogradec e Kamëz. Bashkia Kavajë shënoi ulje të stokut të detyrimeve, ndërsa bashkia Tiranë shënon rritje të stokut, krahasuar me fundin e 2022.

Sa i përket qarqeve, stokun më të lartë të detyrimit vazhdon e ka qarku Durrës në vlerën rreth 51.3mln lekë, e cila përbën 50% të totalit të detyrimeve; qarku Berat në vlerën rreth 39.3mln lekë, e cila përbën 38.3% të totalit të detyrimeve; qarku Gjirokastër në vlerën 10.4mln lekë, që përbën 10.1% të totalit të detyrimeve. Më pas renditen qarku Vlorë dhe qarku Korçë. Konstatojmë se qarku Durrës dhe Berat shënojnë ulje të stokut të detyrimeve, krahasuar me fundin e 2022.

Por në fakt borxhet reale të pushtetit lokal janë edhe më të larta po të llogarisim borxhet që kanë krijuar ndërmarrjet e ujësjellësit në administrim të tyre.

Ministria e Financave raportoi se problematikë e rëndësishme mbetet edhe stoku i detyrimeve të akumuluara nga ndërmarrjet UK Sh.a ndaj sektorit të energjisë, kryesisht për shkak të performancës së ulët të pjesës më madhe të shoqërive UK sh.a.

Kështu deri në Maj 2023, OSHEE Group sh.a raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë rreth 27.8 miliardë LEK. Nga të cilat, rreth 15 miliard LEK janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe 12.8 miliard LEK janë detyrime për kamatëvonesa. Në tabelën e mëposhtme listohen pesë ndërmarrjet që kanë pjesën më të madhe të detyrimeve (principal pa kamata) ndaj OSHEE Group Sh.a deri në 3M 2023.

Related

Previous Post

Një në tre maturantë zgjedh “teknologjinë”/ Rritet ndjeshëm interesi i të rinjve dhe për degën bujqësisë

Next Post

U arrestua në Tiranë me urdhër nga Specialja e Kosovës, jepet masa e sigurisë për Dritan Goxhajn

Lajme të ngjashme

Ministri i Financave, Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gazheli inspektojnë skanerin e Portit të Durrësit

Ministri i Financave, Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gazheli inspektojnë skanerin e Portit të Durrësit

by redaktor2
08/11/2025
0

Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë...

BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

by redaktor2
08/05/2025
0

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar këtë të martë, më 5 gusht, se do të mbështesë ndërtimin dhe...

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

by redaktor2
08/04/2025
0

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo...

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

by redaktor2
07/18/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.