• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Përulen përpara dashurisë suaj ashtu si dhe në skenë, kur duartrokisni”/ Genc Fuga jashtë rrezikut për jetën, Eni Jani: Rrugë e vështirë përpara

08/02/2023
in Slider, Te tjera
“Përulen përpara dashurisë suaj ashtu si dhe në skenë, kur duartrokisni”/ Genc Fuga jashtë rrezikut për jetën, Eni Jani: Rrugë e vështirë përpara
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Eni Jani, bashkëshortja e aktorit Genc Fuga ka reaguar pas operacionit të këtij të fundit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Eni ka treguar se këto ditë nuk kanë qenë të lehta për të dhe bashkëshortin e saj por falë thirrjes për ndihmë nga ana e saj që iu përgjigjën shumë artistë e jo vetëm, aktori ia doli.

Eni shkruan se e kishte të nevojshme të sensibilizonte dhe të gjente forcën në ato momente të vështira, ku menjëherë ia janë përgjigjur dhe kanë dhuruar para që nevojiteshin për të kthyer operacionin.

Postimi i plotë:

E verteta dhe mirenjohja ime. Per pune sekondash une do postoja nje status mirenjohje dhe falemderimi per te gjithe ata qe vepruan dhe me qendruan prane. Me sjellin linkun qe qeveria akordoi nje fond prej 2 milione leke te rinj per nderhyrjen e Gencit. Pas kesaj ndjeva se ajo qe kisha pergatitur per te postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur te cenoj kurresesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim per te. Por ne si cift pervec parimit te mirnjohjes kemi dhe ate te se vertetes dhe vendosa  qe falenderimeve te mija ti shtoja dhe te verteten e asaj nate dhe pse mbase ata qe jane pjese e se vertetes e falenderimit nuk do e pelqenin qe ti publikoja. (Ju kerkoj ndjese per kete )Por une nuk mund te rri pa i thene keto te verteta e falenderime.Dua  ta nis nga momenti i veshtire ku gishti im i dha “send” postimit ne instagram dhe fb. Sapo doli postimi, qe nje reagim i menjehershem sensibilizimi qe ma ngrohu zemren dhe me mbushi me force , me ate force qe eshte e domosdoshme ne ato momente. Operacioni kish pak qe kish nisur dhe ne dere te spitalit u shfaq nje person i cili per mua eshte Drejtor i Pergjithshem i institucionit ku une punoj dhe kisha adresuar thirjen time por tek une erdhi si Alfred Peza, erdhi me te gjithe humanizin dhe mbeshtetjen  njerzore e mbi te gjitha me optimizmin qe cdo gje do shkoj mbare e mire.Me te ne krah me erdhi nje telefonate nga Klodi i Amerikanit (sic degjoj shpesh ta therrasin) i cili me dha nje siguri te cilen e kisha te nevojshme ne momentet qe po behej nderhyrja, siguri te cilen e pata dhe ne vazhdimesi. Faleminderit Profesor Mevlan Shanaj dhe Regjisorit Kico Londo per  telefonatat e kryera. Faleminderit Znj. Manastirliu per mbeshtetjen e menjehershme dhe interesimin e vazhdueshem.

Faleminderit Z. Veliaj, edhe per mbeshtetjen tende qe e tregon sa here eshte e nevojshme. Faleminderit pafund mjekeve duararte Dr.Eugenit, Dr.Arbenit, Dr.Gentit dhe Dr.Vojsaves te cilet bene mrekulli ne ate situate te veshtire te Gencit.Faleminderit Profesor Petreles qe eshte i gatshem te me pres ne cdo moment. Faleminderim zemre per te gjithe te afermit dashamiresit koleget.Dhe ne fund, por jo nga rendesia falenderim shpirti  te gjithe njerezve te thjeshte   qe u bene nje me dhimbjen time. Faleminderit per cdo lutje te ndjere tuajen qe ma beri zemren dhe me te forte.Faleminderit per cdo kontribut zemre qe tek une mori permsa mrekullie duke pare qe ne nje kohe rekord shume zemra qe u bene bashke me dhane fryme,besim, siguri. Kamber Mici faleminderit qe me ndihmove ne hapjen e llogarise ne GoFundMe. Faleminderit te gjithe miqve qe naten e operimit ishin prane meje per nje perqafim.

Genci, me zotin para dhe me gjithe dashurine e njerezve ne te dy do  kemi nje rruge te veshtire perpara… por ashtu sic duhet sepse shume njerez me bujarine e tyre e kane bere te mundur qe kete rruge ta kemi te perballueshme.

Dhe ne fund o Flor Mumajesi, e di qe do me thuash pse, por nuk mundem te mos ia them te gjitheve se ke nje zemer flori. Faleminderit per ate mbeshtetje zemre qe nga momenti i pare.

Te dashur miq, te njohur dhe te panjohur, sidomos ju te panjohur qe madheshtine e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatine per te. Ju drejtohem duke ju thene se nuk kam ditur asnjehere te jem e mire  me fjalen por fjalet e zemres nuk i kam kursyer asnjehere sepse jane gjithmone te verteta e kur jane te verteta jane te ndjera. E verteta ime eshte dashuri dhe respekt per gjthesecilin nga ju qe ishit prane nesh. Perulem perpara dashurise suaj ashtu sic perulem ne skene perpara duartrokitjeve tuaja.

Ju dua!!!!!

Related

Previous Post

Kushi: Vijon puna për përgatitjen e shkollave për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit në shtator

Next Post

Përdorimi i mjeteve lundruese, Ministri Balla: Zero tolerancë për askënd, respektoni perimetrat e sigurisë ujore

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.