Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, përmes rrjeteve sociale ditën e djeshme ka bërë të ditur se i është vjedhur shtëpia në Turqi.
Artistja shqiptare nga Peja paralajmëroi se ka bërë denoncimin në polici dhe se në shtëpi i mungojnë disa bizhuteri me vlerë. Lajmi është publikuar dhe në mediat turke, ku në edicionet e lajmeve janë shfaqur pamje nga shtëpia e Tarakut.
“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë brenda.
Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”.