• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Asfaltohet Rruga ‘Mihal Grameno’, Veliaj: Tirana në shtator, me energji dhe infrastrukturë të re dhe moderne

08/04/2023
in Politikë, Slider
Asfaltohet Rruga ‘Mihal Grameno’, Veliaj: Tirana në shtator, me energji dhe infrastrukturë të re dhe moderne
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Bashkia e Tiranës vijon asfaltimin e rrugëve, por edhe të gjitha rrugicave ku, deri më tani, nuk ishte ndërhyrë, duke vendosur ndriçim dhe sinjalistikë rrugore.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë mbrëmjes inspektoi punimet në kantierin e hapur në Rr. “Mihal Grameno” në kryeqytet, u shpreh se mandati i tretë do të jetë pikërisht përfundimi i çdo rrugice në çdo cep të Tiranës.

“Nëse mandati i parë ishte mandati i bulevardeve dhe i shesheve, kurse mandati i dytë ishte i rrugëve dhe akseve kryesore, mandati i tretë do të jetë mandati i rrugicave. Është tamam si “Rrugicat që kërkonin diell”, por në këtë rast, rrugicat kërkojnë asfalt dhe ndriçim led. Diell na ka dhënë Perëndia me shumicë, kurse ne, me besimin që na ka dhënë qyteti i Tiranës, duhet të punojmë cep e më cep. Puna do të vijojë gjithë Gushtin. Në momentin që, nga qendra e Tiranës deri në periferi, ti ke të njëjtin cilësi asfalti, këmba nuk të prek në baltë dhe në pluhur dhe ke të njëjtin ndriçim, do të thotë se ia kemi arritur që qytetin ta trajtojmë me të njëjtin respekt dhe dinjitet, si në qendër edhe në periferi,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se këtë verë, në Tiranë, janë hapur edhe disa kantiere të tjera të rëndësishme. “Disa kantiere janë në qendër, si Rr. “Xhorxh Bush”, rruga që shkon drejt Pazarit të Ri, lidhja e Sheshit “Skënderbej” me Pazarin e Ri, e gjitha për kualifikim; sapo kemi hapur një kantier shumë të madh te Teatri Kombëtar, ku do të jemi tamam si një operacion me bisturi, sepse është në mes të një Tirane plot me turistë; kemi ndërtimet te “5 Maji” dhe në Kombinat, apo edhe kantieret e Tiranës policentrike, siç është zona e Kinostudios; të gjitha këto janë kantieret më të mëdha të kësaj vere, përveç shkollave, kopshteve e çerdheve, që janë puna jonë rutinë e gushtit. Do të shfrytëzojmë kohën kur njerëzit janë me pushime për të bërë të gjitha punët e qytetit, që kur qytetarët të kthehen, të gjejnë surpriza të këndshme, si kjo rrugicë dhe dhjetëra rrugica të Tiranës,” deklaroi Veliaj.

Ai tha gjithashtu se Gushti, për bashkinë është muaji ku punohet edhe më shumë. “Shumë njerëz mendojnë se gushti është koha e pushimit, në fakt është krejt e kundërta për Bashkinë e Tiranës. Kur njerëzit janë me pushime për ne është momenti ideal që të hapim të gjitha rrugët për infrastrukturë. Mirënjohje qytetarëve dhe një falënderim për të gjithë ata që qëllojnë që janë këtu gjatë Gushtit, për të na mirëkuptuar teksa jemi lëshuar me gjithë mjetet e rënda cep më cep. Besoj se është një sakrificë e vogël që ia vlen. Kur shumica të kthehen nga pushimet, do të gjejnë jo vetëm shkollat e reja, kopshtet dhe çerdhet e dezinfektuara, gati për vitin e ri shkollor, por edhe një Tiranë më urbane. Kush mendoi se ky ishte asfalt elektoral, duhet të shikojë që, gjithë Korrikun dhe Gushtin, puna vlon, asfalti vlon, pavarësisht temperaturave, për të shfrytëzuar çdo moment të pushimeve, që Tirana të rikthehet në shtator me energji të reja, po edhe me një infrastrukturë të re dhe moderne,” u shpreh Veliaj.

Related

Previous Post

Hajdutët i grabisin shtëpinë, zbulohet shifra marramendëse që iu vodh Morena Tarakut

Next Post

“Afera me ujësjellësat, po aq e rëndë sa ajo e inceneratorëve”- Vasili: I kanë 264 mln euro borxh OSHEE! SPAK të hetojë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.