Nuk mund të kishte nisje më të mirë të sezonit për “topçinjtë” e Arsenal, të cilët pasditen e kësaj të diele mundën rivalët e Manchester City, në finalen e madhe të Superkupës së Anglisë, “Community Shield”, pas goditjes së penalltive.
Pavarësisht lojës së “zjarrtë”, goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 77’ të sfidës, me talentin e “qytetarëve”, Cole Palme, që tund rrjetën e “topçinjve” duke marrë avantazhin, mirëpo loja nuk përfundoi me kaq pas në minutën e 90+11’, të kohës shtesë, “fantazisti” belg, Leandro Trossard merr një pasim fantastik nga Bukayo Saka dhe çon topin në rrjetën e “qyetarëve” e për rrjedhojë duke e çuar ndeshjen drejt goditjes së penalltive.
Te këto të fundit, fitues dolën “topçinjtë” e tekniku Mikel Arteta, të cilët përfituan nga gabimet e dyshes së mesfushës Rodri e Kevin de Bruyne, duke siguruar kështu trofeun e parë të sezonit 2023/2024.