• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Piku’ i sezonit veror/ Balla takim me strukturat detare në Vlorë: Ofroni siguri për pushuesit! Mos të përsëriten incidentet e së shkuarës! Do rriten pagat e Policisë në buxhtin e 2024

08/07/2023
in Kronikë, Slider
Piku’ i sezonit veror/ Balla takim me strukturat detare në Vlorë: Ofroni siguri për pushuesit! Mos të përsëriten incidentet e së shkuarës! Do rriten pagat e Policisë në buxhtin e 2024
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar sot me strukturat e strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, që janë të vendosura dhe operojnë në vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se të gjithë institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë gadishmëri që pushuesit të jenë të sigurt në vendin tonë dhe t’i jepet ndihmë në kohë.

Sakaq shtoi se institucioni të cilin ai drejton do të vazhdojë “procesin e vetëpastrimit brenda Policisë së Shtetit në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve”.

Fjala e plotë:

Doja të vija personalisht për t’ju falënderuar, të gjitha departamentet, që janë të përfshira në këtë mision të rëndësishëm të mbarëvajtjes së sezonit turistik; – Policia Rrugore, reparti “Renea”,  forcat “Delta”, Njësia Policore Detare, natyrshëm edhe repartet e tjera, “Shqiponjat” dhe të gjithë të përfshirë në këtë mision të rëndësishëm që kemi, për t’i garantuar çdo pushuesi vendas apo të huaj që pushimet në Shqipëri të jenë të sigurta. E vërteta është që gjithçka ka shkuar mirë. Deri më tani nuk kemi pasur incidente, të cilat kanë ndodhur në të shkuarën. Ajo që na duhet është që të vazhdojmë punën me këtë intensitet që e kemi nisur. Ky intensitet duhet të vazhdojë. Ne do të lejojmë që gjithkush ta përdori detin, sepse e vërteta është që është pjesë e një dimensioni të caktuar të turizmit.  Por në asnjë moment të rrezikojë jetën e pushuesve, dhe natyrshëm, edhe jetën e atyre që i përdorin këto mjete. Prandaj roli ynë është një rol parandalues, dhe ne do të vazhdojmë të jemi prezentë në të gjithë hapësirën tonë  detare për të kontrolluar dhe për të garantuar edhe njëherë atë që thashë në fillim, – jetën e çdo pushuesi! Kemi mësuar shumë  nga gabimet e së shkuarës dhe nuk duhet të tolerojmë që asnjë prej atyre gabimeve të përsëritet më! Kjo ndërthurje kaq e bukur mes gjithë departamenteve tona, bën të mundur që ne të ndërhyjmë në kohë për çdo problematikë.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë ju këtu, sepse të gjithë jeni përfshirë, edhe në rastet e ndihmës së menjëhershme ndaj personave të cilët kanë pasur problematika në det, apo edhe të humbur, qoftë në Karaburun apo në zona të tjera, ku falë gatishmërisë suaj, është bërë e mundur gjetja dhe shpëtimi, jo vetëm i turistëve vendas, por edhe të huaj, siç ishte rasti i një qytetareje italiane gjatë javës që kaloi.

Kështu që na duhet që ta vazhdojmë këtë gatishmëri të plotë që ju keni. Këtu pastaj kjo lidhet edhe me atë arsyen kryesore pse unë po shkoj në të gjitha repartet tona, komisariatet dhe drejtoritë, për të garantuar se mbështetja e qeverisë, e kryeministrit Rama, do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit. Na duhet që ta rrisim dhe ta përmirësojmë trajtimin financiar dhe unë jam shumë i sigurt që në buxhetin e vitit 2024, ne do të kemi një rritje të dukshme të pagave për nivelet bazë të Policisë së Shtetit.  Kjo vëmendje e shtuar e qeverisë vjen edhe për shkak të rezultateve të mira që Policia e Shtetit po arrin, me shumë operacione të rëndësishme, të cilat godasin fenomene të caktuara të krimit. Krimi goditet vetëm nëse e godasim sistematikisht!

Këtu pastaj vjen një moment tjetër që lidhet me Kodin e Etikës brenda forcave të Policisë së Shtetit.  Në shumë vite kemi pasur problematika, që lidheshin me rrjedhjen e informacionit brenda strukturës së Policisë së Shtetit dhe kjo sillte për pasojë edhe dështimin e operacioneve tona policore. Unë mendoj që jemi në rrugën e mbarë për të prerë fijet brenda Policisë së Shtetit që rrjedhin informacion dhe tradhtojnë aksionet e Policisë së Shtetit. Sot jemi në fakt në një ditë të hidhur për Policinë e Shtetit, sepse 20 vite më parë, Komisar Gani Malushi, u godit nga dora e krimit. Dhe ndërkohë, 14 vite më parë, në një aksion policor, 4 oficerë të strukturës sonë të posaçme, ranë në krye të detyrës gjatë një operacioni për arrestimin e një personi shumë të kërkuar. Këto janë dy momente për të kuptuar që sa herë që kemi problematika të rrjedhjes së informacionit, kjo sjell, do të thoja unë, edhe një karshillëk dhe tradhti ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë jetën e tyre si “Dëshmorë të Atdheut”, në radhët e Policisë së Shtetit. Dua t’ju them që veprimet, aksionet, operacionet e ditëve të fundit të Policisë së Shtetit, po ngrejnë dita ditës besimin e qytetarëve.

Ne do të vazhdojmë procesin e vetëpastrimit brenda Policisë së Shtetit dhe të jeni të sigurt që kjo do të na sjellë rritjen e besimit të qytetarëve.

Related

Previous Post

Kulla te gropa e Ajdin Sejdisë, Berisha flet për herë të parë: Është zhurmë për të hequr vëmendjen nga inceneratorët. Ftoj Ramën të…

Next Post

“Domino-të kanë filluar të bien!”- Kryemadhi thirrje SPAK për hetimin e Inceneratorëve: Pse duhet të merret i pandehur kryebashkiaku i Tiranës!

Lajme të ngjashme

Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

by redaktor2
06/14/2025
0

Java Kulturore Franceze këtë vit vjen me një edicion të veçantë në Korçë. Nga data 14 deri më 24 qershor,...

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

by redaktor2
06/13/2025
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00,...

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

by redaktor2
06/13/2025
0

Hazbi Velsula, 31 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Selim Velsula, ka dalë sot para...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.