Nëse jeni të njohur me astrologjinë, e dini se çdo shenjë e zodiakut ka pikat e forta dhe të dobëta, qoftë në karrierë, miqësitë apo jetën tuaj të dashurisë. Por nuk mbaron me kaq, sepse shenjat kanë edhe disa cilësi që vërtet mund të ndihmojnë në përmirësimin e performancës tuaj, në dhomën e gjumit.
Më poshtë, në bazë të shenjës suaj janë renditur dhe pikat tuaja të forta në shtrat.
Dashi
Si shenja e parë e zodiakut, ka kuptim të plotë që Dashi dëshiron të jetë lider dhe pionier. Kur bëhet fjalë për seksin, ju jeni agresiv dhe të guximshëm. Nëse dikush është gati për seks spontan atëherë po flasim për Dashin. Në fakt femrat Dashi e dinë shumë mirë se çfarë duan, janë të qarta dhe nuk lodhen lehtë.
Demi
Kur bëhet fjalë për seksin, Demi janë dashamirës të eksperiencave sensuale. Specialiteti juaj qëndron në mënyrën se si prekni, nuhatni dhe shijoni. Ata lulëzojnë në mjedise shumë romantike dhe konsiderohen si një nga shenjat më sensuale dhe metodike. Pika e tyre më e fortë është se ata duan të marrin dhe të japin kënaqësi.
Binjakët
Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ndaj nuk duhet të jetë çudi që seksi në telefon dhe luajtja e roleve janë specialiteti i tyre. Nëse dikush do të jetë llafazan në shtrat, ai do të jetë një Binjak. Binjakët gjithashtu duan çdo lloj lodër seksi. Ata ruajnë entuziazmin dhe energjinë në çdo situatë, por sa lehtësisht emocionohen aq edhe zhgënjehen lehtësisht. Pra, kujdes.
Gaforrja
Gaforret janë të shkëlqyer në puthje. Mënyra delikate se si i afrohen partnerit të tyre, me një prekje të lehtë që ngadalë zhvillohet në një takim dashurie pasionant, është ajo në të cilën ata janë vërtet të shkëlqyer. Ata janë plotësisht në harmoni me emocionet e tyre, kështu që partneri i tyre duhet të presë që seksi me ta të jetë një përvojë emocionale në një nivel tjetër.
Luani
Luanët janë të mirë në marrjen e përgjegjësisë, vendosjen e humorit dhe marrjen e asaj që duan. Ata i duan lajkat dhe inkurajimin, ndaj sa më shumë t’ua rrisni besimin, aq më mirë do të kaloni me ta.
Virgjëresha
Ata që i përkasin kësaj shenje e kuptojnë se seksi është shumë i rëndësishëm, por nuk relaksohen shumë lehtë. Kur kjo ndodh dhe dikush fiton besimin e tyre, atëherë gjërat janë perfekte. Sepse, ata janë shumë të mirë në pothuajse çdo gjë që bëjnë partneri i tyre nuk do të zhgënjehet.
Peshorja
Peshoret, ashtu si Demi, drejtohen nga Venusi, ndaj sensualiteti është në natyrën e tyre. Ata bëhen shumë kreativë dhe gjithmonë gjejnë mënyra për ta bërë tjetrin të kalojë mirë. Ata janë të sjellshëm dhe energjikë dhe u pëlqen shumë shumëllojshmëria.
Akrepi
Akrepat e kanë zotëruar artin e seksit. Ata janë të pasionuar, dinamikë dhe unikë. I njohur si shenja më e pasionuar, Akrepi mund të jetë i butë dhe shumë dinamik në të njëjtën kohë, ndërsa mbetet i paharrueshëm për këdo me të cilin gjenden në dhomën e gjumit.
Shigjetari
Si një shenjë zjarri, Shigjetarët janë agresivë dhe këmbëngulës dhe shumë aventurierë. Janë gati të bëjnë gjithçka dhe për shkak se mërziten lehtësisht, patjetër do të provojnë çdo pozicion në çdo vend që duan të bëjnë dashuri.
Bricjapi
Cilësia më e mirë e një Bricjapi në shtrat (si në çdo fushë të jetës së tij) është qëndrueshmëria dhe këmbëngulja e tij. E ndërsa nga një shenjë kaq konservatore nuk do të pritej kaq shumë tension, Bricjapët mund të bëhen më agresivë dhe nervozë në shtrat.
Ujori
Zodiakët e çuditshëm dhe mendjehapur nuk do të ndryshonin vetëm për seks. Ndryshe nga shenjat e tjera që kanë të bëjnë kryesisht me pjesën fizike, Ujorët kanë nevojë për një lidhje të fortë shpirtërore për t’u kënaqur. Ata janë të ëmbël, të matur dhe të shkëlqyer në paralojë.
Peshqit
Shpirtëror, sensual dhe emocional cilësohet seksi me një të shenjës së Peshqve. Ata i duan fantazitë dhe shumë lehtë e bëjnë tjetrin të ndihet rehat. Në të njëjtën kohë, astrologët thonë se ata adhurojnë këmbët.