Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka zbuluar ditën kur nis testimi i informatizuar për maturantët që kanë aplikuar në programin Mjekësi e Përgjithshme në UMT.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ministrja jep edhe detaje në lidhje me kuotat për këtë program, duke shtuar edhe numrin e studentëve që do të pranohen nga trojet shqiptare, pakicat kombëtare, studentët me aftësi të kufizuara dhe ata me statusin e jetimit.
POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI
Të dashur maturantë,
Ditën e hënë nis testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.
Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues.
➡️ Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.
Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë:
➡️ Listën emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.
➡️ Njoftimin mbi procedurat e testimit.
➡️ Faturën për arkëtim për provimet e digjitalizuara.
http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/fatura/Fature_provim_digjitalizuar.pdf
Suksese të gjithë aplikantëve!