• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Të hetohet Kumbaro, PS dhe Rama”- Klevis Balliu: Andrea Kalemi i plagosur në Greqi ka financuar fushatën elektorale të ministres së Kulturës

08/11/2023
in Politikë
“Të hetohet Kumbaro, PS dhe Rama”- Klevis Balliu: Andrea Kalemi i plagosur në Greqi ka financuar fushatën elektorale të ministres së Kulturës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu ka denoncuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të përfshirë me krimin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një dalje për mediat, Balliu tha se Andrea Kalemi, i plagosur në Greqi, njihet gjerësisht si eksponent dhe aktor i nivelit të lartë të krimit të organizuar, si përgjegjës direkt për dy vrasje.

Sipas Balliut, ‘Kalemi ka qenë një nga  financuesit kryesorë të fushatës së qeverisë, dhe kryesori i fushatës se Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në zgjedhjet lokale të vitit 2023’.

Balliu i bën thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë ministren Kumbaro, Partinë Socialiste dhe kryeministrin e tyre, Edi Ramen, sipas tij ‘për lidhjet me botën e egër të krimit si dhe financimet e Partisë Socialiste për fushatën elektorale’.

Deklarata e Balliut

Ku është krimi është qeveria. Qeveria e kryeministrit Rama është kapur edhe një herë në flagrancë me lidhjet e saj me bajlozë të krimit.

Pas sinjalizimit nga Guardia di Finanza për mbjelljen e kanabisit brenda institucioneve me siguri të lartë dhe përgjimeve të Belgjikës dhe Francës që arrestoi investitorët strategjikë të Ramës tani edhe nga Greqia. Në mënyrë persiste konfirmohen lidhjet akute te Ramës me krimin e organizuar.

Andrea Kalemi, i plagosur në Greqi, njihet gjerësisht si eksponent dhe aktor i nivelit të lartë të krimit të organizuar, si përgjegjës direkt për dy vrasje.

Ky individ ka qenë një nga  financuesit kryesorë të fushatës së qeverisë, dhe kryesori i fushatës se Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Lidhjet e qeverisë me botën e krimit tanimë janë të njehësuara, ato nuk janë vetëm me bosët e krimit në Shqipëri, por me çdo faktor kriminal  brenda dhe jashtë vendit.

Kjo marrëdhënie e ngushtë monetare dhe elektorale e qeverisë me krimin e organizuar është burimi i varfërisë së qytetarëve por dhe një cënim direkt i jetës së shqiptarëve dhe të sigurisë kombëtare.

Ky bashkëpunim i errët i ka asgjësuar proceset demokratike, si zgjedhjet ato lokale apo të përgjithshme.

Në shkëmbim të financimeve të krimit për fushatat elektorale dhe presionit të tyre ndaj qytetarëve për të votuar Edi Ramën, qeveria i kthen kriminelet, vrasësit dhe trafikantët në biznesmenë dhe investitorë strategjikë, ku ju dhuron atyre paratë e taksapaguesve shqiptarë me afera korruptive, si inceneratoret, PPP-të dhe rrugët e florijnta me 20 apo 30 milionë euro kilometri.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë ministren Kumbaro, Partinë Socialiste dhe kryeministrin e tyre, Edi Ramen për lidhjet me botën e egër të krimit si dhe financimet e Partisë Socialiste për fushaten elektorale.

Sot vendi jonë lëngon nga bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar dhe fatkeqësisht Edi Rama ka arritur ta kthejë shtetin shqiptar, nga një shtet me aspirata për integrim në BE në një narkoshtet.

Paratë e krimit të Andrea Kalemit u përdorën për të blerë vota në zgjedhjet e fundit lokale të 2023. SPAK duhet të nisë menjëherë procedurat e hetimit për shitjen që Rama i ka berë shtetit tek bota e krimit.

Related

Previous Post

Inceneratori i Tiranës, PL: Përse hesht kryebashkiaku? Veliaj është instruktuar të mos flasë

Next Post

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Vietnam! Dhjetëra stjuardesa ofronin shërbime seksuale për 2000 £ nata

Lajme të ngjashme

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Më 1 Shtator, kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt. Çfarë pritet të diskutohet

“Ecim”, lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit

by redaktor2
08/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet...

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.