• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Garë treshe në Kukës, Rama, Berisha e Basha ende pa kandidatë zyrtarë për zëvendësuesin e Gjicit

08/14/2023
in Politikë, Slider
Garë treshe në Kukës, Rama, Berisha e Basha ende pa kandidatë zyrtarë për zëvendësuesin e Gjicit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sali Berisha me deputetët e Rithemelimit po shkojnë drejt një grupi të ri parlamentar, por siç pohoi, kjo lëvizje nuk është lëshim terreni për Lulzim Bashën i cili më 29 Korrik u kthye në krye të Partisë Demokratike Zyrtare.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës, dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqiptarë, të tillë e njeh opinioni publik shqiptar. Lulzim Basha është një mjeran që keqpërdoret sipas rastit nga Rama-Balla, Balla-Rama dhe që ndonjëherë ia japin me qira edhe Erion Veliajt”, tha Berisha.

E ndërkohë që një garë e afërt politike është në prag. Zgjedhjet e pjesshme të Kukësit më 24 Shtator pritet të vendosin përballë kandidatët e Ramës, Berishës dhe të Bashës. Burime nga selia e këtij të fundit pohuan se do të kenë kandidatin e tyre.

Ndërsa nga kampi i Rithemelimit vazhdojnë të jenë të pavendosur pas përfaqësimit që po atën me 14 Maj me doktorin, Admir Sinamati, emri dhe reputacioni i të cilit nuk mjaftuan ta nxirrnin fitues përballë Safet Gjicit.

“Në bashkëpunim me aleatët po diskutohet dhe do vendoset. Sapo të vendoset unë do t’ju njoftoj. Do keni Primare sërish për Kukësin? Do vendoset”, deklaroi Berisha.

E sigurt është se në kushtet kur demokratët e Berishës deklarohen shumicë, por pa logo e vulë zyrtare të Partisë Demokratike, përsëri në ndihmë vjen Ilir Meta, nën koalicionin me emrin e të cilit do të regjistrohet kandidati i Berishës për Kukësin.

Nga ana tjetër as socialistët, si fituesit e 14 Majit nuk kanë deklaruar një kandidaturë zyrtare. Në PS qarkullojnë disa emra me të cilët do të synohet harresa e imazhit që la Safet Gjici, kryebashkiaku që u arrestua për korrupsion pasiv, pas publikimit të një videoje intime në zyrën e tij.

Related

Previous Post

“Çmimet, 248 % më shtrenjtë në Itali”, ANSA boton raportin: Ja pse Shqipëria është “pushtuar” nga turistët italianë

Next Post

U prit nga Rama në portin e Vlorës, kryeministrja Georgia Meloni mbërrin te residenca qeveritare

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.