• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Sulmet kibernetike, Rama nga SHBA: Erdhën nga Irani, është fakt jo akuzë! Duhet të rrisim mbrojtjen, mund të ketë dhe të tjera

09/19/2022
in Politikë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në New York, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Wake up America’, ku është ndalur edhe tek zhvillimet e aktualitetit në vend. Duke u ndalur tek sulmet kibernetike nga Irani, kreu i qeverisë tha se akuzat e ngritura për Iranin janë të bazuara në fakte.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Dua ta bëj shumë të qartë që nuk jam unë që e kam akuzuar Iranin, por kemi prova mbështetur në një punë mjaft të imët të ekspertizës ligjore të super skuadrës Microsoft për zbulimin e kërcënimeve, si dhe super skuadrës së agjencive të specializuara amerikane, ku është provuar se pas këtij sulmi është Irani, Republika Islamike e Iranit, e cila ka sponsorizuar katër grupe, një prej të cilëve është një prej grupeve kryesore të terrorit kibernetik që qëndron pas sulmeve kundër Arabisë Saudite, Izraelit, Kuvajtit, e kështu me radhë. Kështu që, nuk është akuzë, është fakt.’- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se tashmë lind nevoja që të përshpejtohen të gjitha planet për të ndërtuar një mbrojtje kibernetike të fjalës së fundit, sepse pas sulmit masiv të 15 korrikut, ndodhi edhe një tjetër, ndërsa shtoi se duhet të jemi të përgatitur për të tjera sulme.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbledhë së bashku liderë botërorë, aktivistë të shoqërisë civile, protagonistë të sektorit privat dhe të rinj nga e gjithë bota, në samite të ndryshme, debate dhe dialog, në qytetin e Nju Jorkut, për një periudhë kohe dy javore.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres, së bashku me liderë të tjerë pjesëmarrës, si dhe zhvillojë një sërë takimesh me drejtues të lartë të OKB, liderë, politikanë dhe personalitete të fushave të ndryshme. Kryeministri do të marrë pjesë në disa aktivitete në kuadër të punimeve të Asamblesë; si Samiti i Transformimit të arsimit; debati me temë “Zgjidhje transformuese për sfidat e ndërlidhura”, apo eventi “Sfidat dhe përgjigjet e shumë palëve ndaj paqes, sigurisë dhe krizës klimatike.”

Related

Previous Post

Dy humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa qytetarë janë infektuar me koronavirus

Next Post

Konjufcka sot në Tiranë: Shqipëria e Kosova do nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes dy parlamenteve

Lajme të ngjashme

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.