• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gjici në qeli, më 24 shtator ‘beteja’ për Kukësin! PD sërish e ndarë, zbulohet favoriti i Bashës në garën me Albert Halilajn e PS! Berisha ende pa emër

08/16/2023
in Editorial, Slider
Gjici në qeli, më 24 shtator ‘beteja’ për Kukësin! PD sërish e ndarë, zbulohet favoriti i Bashës në garën me Albert Halilajn e PS! Berisha ende pa emër
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Ermal Qori

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zgjedhja e kryetarit të ri të Bashkisë së Kukësit më 24 shtator, do të jetë sfida e radhës politike, që pritet të sprovojë jo vetëm socialistët pas arrestimit të Gjicit, por edhe demokratët, që edhe në këtë garë elektorale shkojnë të përçarë. Basha shprehet i hapur për një kandidat të përbashkët për të mos e pësuar si më 14 maj ku vota e ndarë e demokratëve i dha fitoren aleancës Meta-Berisha vetëm në 7 bashki.

E diel, 24 shtator, me dekret të presidenti Barjam Begaj, qytetarët e Kukësit do të paraqiten sërish pranë qendrave të votimit për të zgjedhur të parin e qytetit, kryebashkiakun e ardhshëm. Safet Gjici që fitoi garën në zgjedhjet e 14 majit ndodhet në qeli, pas videoskandalit seksual në zyrën e tij. Bashkinë pa kryetarin e zgjedhur e drejton përkohësisht nënkryetari, Granit Gjana.

Partia Socialiste, që reagoi duke e shkarkuar menjëherë Safet Gjicin, përzgjodhi Albert Halilajn, një figurë që gëzoi mbështetjen e bazës, ish -drejtor i Tatimeve në Kukës, i emëruar së fundi prefekt i qarkut, përmes të cilit kërkon sërish besimin e qytetarëve kuksianë. Përballë socialistëve, e djathta shfaqet edhe në këtë garë të pjesshme me sfidën e përçarjes që në zgjedhjet vendore të 14 majit, nuk i dha asnjë bashki PD-së zyrtare, dhe vetëm 7 kryebashkiakë aleancës Meta-Berisha, përballë 53 bashkive që mori PS.

Në aleancën e zbehur pas zgjedhjeve me Partinë e Lirisë, Sali Berisha ende nuk ka një emër dhe është ende në mëdyshje nëse do i besojë sërish, Admir Sinamatin. I rikthyer në fund korrik në krye të PD-së, Lulzim Basha, mësohet nga burime brenda selisë blu, se ia beson kandidimin për këtë garë Arif Rexhmatit, kreut të degës në Kukës. Megjithatë i djegur nga 14 maji pa asnjë fitore për PD-në që ai kish deleguar Enkelejd Alibeajt, Basha beson se Kukësit fitohet vetëm me një kandidat të përbashkët. Qëndrimi u shpreh përmes Partisë Demokratike në Kukës.

Related

Previous Post

Thirrja e PD Kukës për zgjedhjet e 24 shtatorit, Tabaku: Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë

Next Post

U qëllua me thikë pasi ndërhyri për të shuar një konflikt, Balla viziton në spital efektivin e plagosur, ja gjendja e tij

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.