Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar këtë të enjte me të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDoëell. Lajmi është njoftuar nga ambasada nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ndërsa ka zbardhur edhe diskutimet që kanë pasur me njëri-tjetrin.
McDowell shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë. McDowell i shprehu gjithashtu ministrit se SHBA është e gatshme të mbështesë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në hetimin e tyre.
Njoftimi nga ambasada:
I Ngarkuari me Punë të Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin dhe mbështetjen e zbatimit të ligjit për një sërë çështjesh të sigurisë. CDA McDowell vuri shqetësime në lidhje me shkeljen e raportuar të sistemeve TIMS në Policinë e Shtetit Shqiptar. Ai kërkoi një hetim të shpejtë, të plotë dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave private/sensitive, duke përfshirë atë të qytetarëve amerikanë në . McDoëell i tha gjithashtu ministrit Balla se ishte gati të mbështeste Ministrinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në hetimin e tyre.