Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka publikuar ditën e djeshme bashkëpunimin e saj më të ri. Në hitin e saj të “Albanian” Enca ka bashkuar forcat me këngëtarin Muharrem Ahmetin për të sjellë një këngë shpërthyese dhe verore.
Kënga është e zhanrit pop e kombinuar me tallava dhe vija melodike është realizuar nga vet Enca, ndërsa muzika nga Fatjon Myftari. Vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Enca dhe Endrit Mumajesi i njohur si MUMA.
Klipi i këngës njashtu si edhe kënga është realizuar me motive patriotike dhe një pjesë e tij është xhiruar në stadiumin e Arenës Kombëtare.
Pjesë e videos muzikore është i dashuri i ri i këngëtares shqiptare, masazheri afrikan Mickey Neblett, i cili në klip mund të shihet duke luajtur në daulle.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit MAX Production në Shqipëri.