• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Shqipëria nuk mund të ishte e munguara e madhe”- Darka në Athinë, Meta: PL, kundër qëndrimit të Ramës, po zbaton një politikë të jashtme personale

08/22/2023
in Politikë, Slider
“Shqipëria nuk mund të ishte e munguara e madhe”- Darka në Athinë, Meta: PL, kundër qëndrimit të Ramës, po zbaton një politikë të jashtme personale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ilir Meta:

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përshëndes deklaratën e miratuar nga 11 liderët e Europës së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut, i cili hapi rrugën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi të bindur, që kjo është rruga e vetme për këtë rajon të rëndësishëm, sidomos për kushtet gjeopolitike sot në botë.

Përshëndes pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe atë të merituar të Republikës së Kosovës, duke menduar gjithmonë, se politika e integrimit europian është një politikë bashkimi dhe jo përjashtimi, një politikë që përshtatet me filozofinë e Procesit të Berlinit duke përjashtuar nismat individuale që krijojnë tension.

Partia e Lirisë është kundër qëndrimit të kryeministrit Rama, që vazhdon të zbatojë një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë.

Shqipëria nuk mund të ishte e munguara e madhe në takimin e prespektivës europiane të rajonit tonë dhe të linte vendin bosh në mesin e vendeve me të cilat bashkëndajmë vlerat europiane.

Partia e Lirisë dhe opozita shqiptare mbetet e angazhuar që rruga europiane e Shqipërisë të mos thyhet nga elementë dhe situata të interesave personale, ndaj do të vijojmë pa kompromis rrugën tonë për të realizuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo rrugë do të behej më e lehtë nëse dhe investimi i Bashkimit Europian dhe i perëndimit për rajonin tonë, do të fokusohej me prioritet për funksionimin e shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe luftën ndaj pushteteve autokratike.

Është jetike për ne dhe të gjithë Europën që në situatën sot kërcënuese gjeopolitike, siç ka treguar agresioni rus ndaj Ukrainës, të jemi të bashkuar rreth vlerave dhe parimeve europiane.

Ne përkrahim vendosmërinë e deklaratës së djeshme për Ukrainën dhe Moldavinë për të qenë pjesë e proceseve integruese në familjen europiane.

20 vjet me parë Shqipëria ishte përpara Malit të Zi dhe Serbisë në procesin e integrimit europian, ndërsa ka shënuar nje vonesë historike në dekaden e fundit vetëm për shkak të minimit të reformave të besueshme për qëllim të kapjes së shtetit në çdo qelizë nga Kryeministri aktual.

Ndaj beteja për çkapjen e shtetit dhe institucioneve të pavarura mbetet vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

Related

Previous Post

“Askush s’mund të kërcënojë Ballkanin”, Rama: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial

Next Post

Ministrja Kushi bën transparente listën paraprake të librave për bibliotekat e shkollave

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.