• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ligji për Akademinë/ “Institucioni s’mund të mbahet peng”, Artan Fuga: Heshtja e Presidentit, e papranueshme! Çështjes do t’i shkoj deri në fund

08/23/2023
in Opinion, Slider
Ligji për Akademinë/ “Institucioni s’mund të mbahet peng”, Artan Fuga: Heshtja e Presidentit, e papranueshme! Çështjes do t’i shkoj deri në fund
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Akademiku Artan Fuga  foli për ligjin për Akademinë e Shkencave, duke komentuar edhe kalimin në heshtja nga ana e Presidentit Bajram Begaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Akademiku Fuga tha se Presidentit i lejohet të mos veprojë në raste të veçanta, por jo në këtë rast sepse duhet të marrë përgjegjësitë e veta;

“Kalimi në heshtje nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë tani kam problemin se si e trajtoi institucioni i presidentit. Për mua është e pakuptueshme, por edhe e papranueshme. Nëse do të ishte dakord me këtë projektligj, presidenti i Republikës do ta kishte shpallur. Pra duket se ka pasur elementë që nuk mund t’i pranojë. E ka për të detyrë të thotë se është kundër dhe të japë arsyet. Presidenti i Republikës si individ mundet që një ligj që i ka ardhur në mënyrë të rregullt i shkon kundër vlerave të tij personale, dhe ai mund të thotë që ky është i mirë , por s’mund ta pranoj dhe Kushtetuta ia ka dhënë këtë gjë. Çështja nuk është vetëm për Akademinë e Shkencave, por si funksionon dhe çfarë ka si model dhe përse ky model është i gabuar? Në gjykimin tim nuk po bëhet puna e duhur. Çfarë e detyroi Presidentin të thotë që nuk jam dakord? Zgjedhjet për Kryesinë e Akademisë së Shkencave duhet të ishin shpallur një muaj para 20 korrikut. Mandati i kryetarit të Akademisë së Shkencave sipas statutit duhet të kishte mbaruar më 19 korrik dhe të caktosh zgjedhje dhe t’i shtysh në këtë mënyrë do të thotë të marrësh peng institucionin. Nuk mundet që Statusi i ASH të mbahet peng për t’u pritur që të aprovojë Kuvendi një ligj që po të shpallen zgjedhjet ne të mund të kandidojmë. Zgjedhjet janë infektuar me shkelje të rënda, ka një uzurpim të institucionit. Unë kam deklaruar se kam dëshirë të kandidoj, por nëse këto zgjedhje bëhen në shkelje ligjore apo me ndërhyrje unë do të shoh se si mundet ky Statut të respektohet, por vullneti im për t’i shkuar në fund çështjes vazhdon”, tha ai.

Related

Previous Post

“Shihet që Partizani është ekip agresiv”, trajneri i Astanës i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që nesër se udhëtimi drejt Shqipërisë është i lodhshëm

Next Post

Policia e Shtetit dhe Policia e Indonezisë, bashkëpunim kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.