Të paktën 11 fëmijë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë zhdukur pasi helikopterët e ushtrisë hapën zjarr në një shkollë në Mianmar.
Ushtarakët sulmuan shkollën e tempullit, e cila ndodhej në një rajon të bastionit të rebelëve.
Qeveria e Mianmarit deklaroi se bëhej fjalë për një sulm ndaj kryengritësve që ata pretendonin se fshiheshin në shkollën në fshatin Let Yet Kone.
Nxënësit në shkollë përfshijnë nga fëmijët në kopshte deri tek adoleshentët.
Shumica e trupave të fëmijëve u morën nga trupat ushtarake, raporton BBC.
Gjithashtu gjashtë banorë të fshatit janë vrarë atë ditë nga forcat ushtarake.
Në imazhet e shpërndara në mediat sociale shihen vrima plumbash dhe njolla gjaku në ndërtesën e shkollës.
Unicef, agjencia e OKB-së për fëmijë, tha se fëmijët kishin vdekur në sulmin ajror. Unicef bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të 15 fëmijëve të zhdukur.
“Ndërsa më shumë detaje janë ende duke u verifikuar, UNICEF u ofron ngushëllime prindërve dhe familjeve që humbën fëmijët e tyre”, tha agjencia në një deklaratë të hënën. “Shkollat duhet të jenë të sigurta. Fëmijët nuk duhet të sulmohen kurrë.”
Ushtria e Mianmarit përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Aung San Suu Kyi në shkurt 2021.