• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kronika satirike/ “T’i shkulim Babos qimet e mjekrës”, Gjekmarkaj: Trekëndëshi i Bermudës po bëhet copë e çikë. Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe…

08/26/2023
in Politikë, Slider
Kronika satirike/ “T’i shkulim Babos qimet e mjekrës”, Gjekmarkaj: Trekëndëshi i Bermudës po bëhet copë e çikë. Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj
Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe nursëzin Bernard Banushi.
Qortimi i vëngërt i Bernard Banushit kishte bërë të vetën mbi Gaz Bardhin i cili nuk donte të jepej dhe të pranonte gabimin e një nate me parë ku darka dështoi rrethuar nga mjegulla e paqartësive. Si karabushi i kallamboqit që shkëputet nga trau toptan mbi kaboqe, të bie e të trullos ashtu e kishte nakatosur skërmitjen e tij. Për disa minuta ndenjëm si princat në dasmën e Skënderbeut buzëvarur gati për fjalën e fundit dhe përleshjen e parë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Por i urti kurrë nuk ngutet prej burrnisë jo prej tutet. Fjalën e mori Bernardi dhe me një gjest solemn na tregoi një fotografi të Joridës në Nivicë mbi një patalok mbrojtur me parmakë druri tek bekonte njerëzinë e buzëqeshur me tharmin e opozitarizmës.

Moj Nivicë ç’e pate fat! Mu kujtua që kështu pat shkruar vetë Tezja për Termenë dhe Tepelenin, por nuk i thashë gjë kallauzit të ndenjes. Çehrja e rënde e fillimit sikur u zbut. Pastaj karpaçoja e viçit me verën kiliane po bënte të veten dhe optimizmi po i zinte vendin pesimizmës e cila po ikte nga sytë këmbët. Qerratai kishte menduar plot gjëra për të na sjellë në terezi. E morët vesh të fundit tha teksa shikimi shpuzë tejshkonte pjatat tej e për tej? Ngritëm supet ne! Trekëndëshi i Bermudës po bëhet copë e çikë. Nga Kukësi po ia ndukin vetullat e heqin tjegullat që pastaj të hyjë shiu brenda e t’i bëjë qull! Po si po qysh? Po, po, në tunelet e nëndheshme që si çan as bërthamorja Luli është futur me shtabin e tij të përgjithshëm.

Gurabi shama dhe bishtaleca kanë marrë me vete si bazë ushqimore. Fitorja e tij fillon nga Kukësi dhe si uragan do mbështjellë gjithë vatanin. Ai do hyjë në zgjedhje dhe do ta tundë. Nuk e le të ikë rastin e tij. Beteja sapo ka filluar. Ai ka heshtur dy vjet që të qërojë zënë dhe të vikasë fitoreeee-fitoreeeee.

Doktori, Likja dhe Babo do të ikin nga sytë këmbët nëpër driza e ferra me qentë e fshatrave që iu lehin nga pas ham-ham- ham. Aeroplanët e shpresës do të kalojnë përmes trekëndëshit dhe askush nuk do i kollofisë. Lefter Gështenja i ardhur nga mesi deri aso kohe nuk kishte thënë asnjë fjalë kur befas lëshoi një pasthirrmë të tejzgjatur ohhhh. Ç’pate e pyetem njëzëri?! Ne jemi qafirë, ne jemi bukëshkalë. Baba Lul lufton kundër trekëndëshit, më vret ndërgjegjja se unë mendoja që ai po pushon si e ka zakon, ai qenka në mes të zjarrit!!”.

Heshtja ra si tis për pak minuta! E theva unë atë akullnajë me shkopin e mendjelehtësisë. Burra, Dash Sula na ka ftuar për një darkë misterioze nja 40 deputetë këto dite ku pos të ngrënave e të pirave që do vërshojnë si lum i tërbuar në stuhi do na vërë edhe muzike me jare të Shqipërisë së mesme si melhem mbi xhanë e trazuar e plot vraga do bien amanet e dermanet!

Aty do të hedhim bazat e një opozitarizmi federativ me një kandidat premier të përbashkët ku secili njeh tjetrin për burrë katërqindësh dhe yrysh mbi qeverinë, një nga një t’i shkulim Babos qimet e mjekrës aq sa t’i dhimbset gurit e drurit. Nuk e themi po të gjithë shpresojmë që të na bëje peshqesh nga një shamizë që ta vëmë në xhep të xhaketës si sankulotet e revolucionit çorapet e kuq.

Gazi rrinte i menduar. Por më në fund qëroi fytin dhe foli si lider. Do jua heqim Shqipërinë zuzarëve nga dora, oligarkëve po kaq, një nga një do i zë me emër e mbiemër tha, do i bëj pistil dordomuzët. Ndërsa ti tha, lëri qyfyret dhe kronikat po bëhu gati për luftë të madhe nga shtatori. Bëj gjithçka ia ktheva, gjuaj me llastiqe fap Babon, ia ngjesh me shkop Ulsiut, ia rras me gur Taos, i vë stërkëmbësh Çuçit e Klosit, po mos më thuaj të ngaj ministreshat, Miminë, Etildën se më dhemb shpirti, se ne të letërsisë nuk gjuajmë mbi gratë!

Këto janë qaramanllëqe politike tha. Ndjeva mall për Salianjin. Ai nuk më kishte lënë asnjë detyrë para se të ike në Indi, shpirt njeriu.

Related

Previous Post

Ministrja Kushi vizitë në gjimnazin “Çajupi”, ku janë gati edhe laboratorët e rinj të shkencave

Next Post

Stafi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhuron gjak për pacientët talasemikë, hemofilikë, të sëmurët kronikë, ata me dializë dhe të aksidentuarit

Lajme të ngjashme

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sigurt

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sigurt

by redaktor2
06/09/2025
0

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar....

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

by redaktor2
06/09/2025
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

by redaktor2
06/09/2025
0

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp reagoi pas vendimit të marrë sot...

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

by redaktor2
06/09/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të KAS për rinumërimin e rreth...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon f…
  • Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?
  • “Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sig…
  • Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpu…
  • Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Ç…
  • Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.