‘Drama’ mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës, ka shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet prej disa ditësh tashmë.
E gjitha nisi prej vargjeve “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm”, të cilat janë në njëjta në këngën e Dafinës “Si Mua” dhe Ledrit “E keni dit”.
E pas thumbave dhe deklaratave të shumta në rrjet, së fundmi ka ardhur dhe reagimi i Elgit Dodës i cili është bashkëpunëtor në këngën e Dafinës dhe prodhues i këngës së Ledrit. Me anë të një deklarate të gjatë në ‘InstaStory’, këngëtari u shpreh se ndjen përgjegjësi për të sqaruar të gjithë zhurmën e shkaktuar në rrjet nga fraza e njëjtë në të dyja këngët.
Duke qenë se ka qenë vetë artisti që ka shkruaur të dyja tekstet, ai sqaron se projekti me Dafinën është realizuar një vit më parë, ndërsa ajo me reperin ka përfunduar këtë verë.
Deklarata e plotë:
“Kam mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kam bërë shumë këngë dhe shumë tekste. Sot dua të flas për një rast që ka ndodhur këtë verë; bëhet fjalë për 2 këngë të prodhuara nga unë. “E keni dit”, Romeo, Ledri dhe Klementi dhe “Si mua”, kënga e Dafinës dhe e imja.
Pikë së pari, dua të them që kënga ime me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër, “E keni dit”, është finalizuar këtë verë dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë e tekstete janë bërë nga unë dhe pa dashur, mund ta kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketing për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë. Mbaj përgjegjësi të plotë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato 2 pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit”