• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kronika satirike/ Gjekmarkaj: Një dolli për qentë e Gjirokastrës që i shpëtuan tredhjes!

08/28/2023
in Opinion, Slider
Kronika satirike/ Gjekmarkaj: Një dolli për qentë e Gjirokastrës që i shpëtuan tredhjes!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Agron Gjekmarkaj në analizën e tij të fundit, nuk i ka kursyer ironitë për Bashkinë e Gjirokatrës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Shumë nga qentë gjirokastritë pos hallit patën edhe vrarje të madhe në ndërgjegje që nuk u solidarizuan me ata të Kukësit të cilët në vetmi qenë të parët  të cilët u përballen me krusmën fatale”, shkruan ai.

I ndalur tek situata me qentë dhe nisma për tredhjen e tyre, Gjekmarkaj shprehet se ‘lufta dhe betejat’  vunë në mendime politiken lokale të Gjirokastrës e cila hoqi dorë nga tenderi i armiqësisë së përjetshme me qentë.

E PLOTË:

Prej kohesh si re e zezë mbi qentë e Gjirokastrës vërtitej një kërcënim zhburrërues e kobzi. Lajmi se do të tredheshin tmerroi të madh e të vogël. Ata vetë e kishin ndjerë zezonën dhe me intensitet e brengë po jetonin çastet e fundit të zdërhalljes virile. Qyteti i gurtë prej disa muajsh po vajiste qëskaçet, me të cilat  do kryhej akti i llahtarshëm. Në sokaqe po kaq dëgjohej mprehja e tyre.

Natën vonë të këpusnin shpirtin me kuisjet të cilat mallkonin Kryetarin e Bashkisë për vendimin e pabesë. Nuk po kuptonin ç’të keq kishin njerëzit nga mbarështimi i tyre? Punët e sevdasë po koklaviteshin për ta. Lehjet e gjata dhe shikimet e përvajshme po shënonin kalimin në fazën platonike. Përbetimet e tyre thyenin çdo cak të fantazisë. Trupin po na e marrin po shpirtin jo kurrë. Qeneshat qanin jo aq të lumtura për këtë agoni. Intelektualet e qytetit heshtën.

Zëri i tyre mungoi në mbrojtje të kafshëve. Askush nuk u doli në krah. Sakatimi fizik i hapte rruge dëlirësisë shpirtërore thonin disa  ndonëse po prishej ekuilibri natyror dhe çmimi ishte gjymtues. Të tjerë kujtonin eunukët në pallatin sulltanor. Po pyetjes pse duhen qen eunuk askush me saktësi nuk i përgjigjej. Shumë nga qentë gjirokastritë pos hallit patën edhe vrarje të madhe në ndërgjegje që nuk u solidarizuan me ata të Kukësit të cilët në vetmi qenë të parët  të cilët u përballen me krusmën fatale.

Ndodhi proçka dhe ata shpëtuan. Namat e tyre ranë mbi ideatorët që do këpusnin leket e buxhetit të bashkisë dhe veglat e atyre qenve malësore njëherësh. Ata jetonin me djersen e ballit. Lufta dhe betejat e tyre vunë në mendime politiken lokale të Gjirokastrës e cila hoqi dorë nga tenderi i armiqësisë së përjetshme me qentë ashik. Prej ditësh në media qarkullon lajm i bekuar se ato kafshe unike i shpëtuan satërit.

Ndoshta ky ishte ankthi e makthi më i madh i verës. Çlirimi prej tij po festohet siç i ka hije. Kudo me germa  kapitale e lehje feste. I ftoj gjithë deputet e Kuvendit të ngrenë një dolli shyqyri se idera të tilla një zot e di ku e kanë fundin.

Related

Previous Post

“Rama po merr 100 milionë euro kredi për t’u rikthyer te strategjia e vitit 2013”- Berisha thirrje qytetarëve: Dilni në protesta

Next Post

“Zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, buburrecave e minjve”- Ankesat për mosfunksionim online të Kadastrës, Rama: Nuk ka më favore

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.