Akademia e të Rinjve Ambasadorë të Klimës: Bashkëpunimi Shqiptaro-Italian kundër efekteve të ndryshimit të klimës
Matera/Durrës – U zhvillua në Durrës dhe në Matera krijimi i Akademisë së të Rinjve Ambasadorë të Klimës. Kjo akademi solli së bashku 21 të rinj nga Italia dhe 21 të rinj nga Shqipëria, të cilët morën pjesë në shkëmbim trajnues për të qenë ambasadorë të klimës në komunitetet e tyre.
Foto e grupit të të rinjve italianë duke vizituar zonat e Durrësit
Grupi i të rinjve italianë udhëtoi drejt Durrësit për të ndjekur seminaret e organizuara nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri dhe u njohën nga afër mbi situatën klimatike të Shqipërisë dhe nevojën për të rritur ndërgjegjësimin për të marrë masa ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat ndikojnë negativisht në komunitetet vulnerabël. Gjithashtu, një grup i të rinjve shqiptarë udhëtoi drejt Materës, Itali, për të marrë pjesë në trajnimet e ofruara nga organizata italiane Giallo Sassi. Të rinjtë shqiptar patën mundësinë të vizitojnë qytetin e mirënjohur italian të Materës dhe të njihen me thatësirën e madhe që po e gjynjëzon jetën e tyre.
Foto e qytetit të Materës
Grupi shqiptar në Matera
Ky shkëmbim kulturor ka ofruar një mundësi të rrallë për të rinjtë nga të dy vendet të mësojnë për ndryshimet klimatike nga një perspektivë ndërkombëtare dhe të njihen mes tyre. Përveç mësimit të njohurive të reja, kjo përvojë ka ndihmuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy kombëve.
Kjo iniciativë tregon se si bashkëpunimi ndërkombëtar mund të ndihmojë në ndërgjegjësimin dhe veprimin ndaj sfidave globale siç janë ndryshimet klimatike.