• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nafta rritet për herë të katërt, i afrohet sërish nivelit të 200 lekëve

08/30/2023
in Ekonomi
Nafta rritet për herë të katërt, i afrohet sërish nivelit të 200 lekëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Çmimet e naftës po i afrohen nivelit 200 lekë për litër. Ditët e fundit çmimi në tregun vendas me 5 lekë për litër, për të katërtën herë radhazi brenda pak javësh.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 197 lekë, nga 192 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 199 lekë, nga 196 lekë që ishte më parë. Në pikat e tjera çmimi i naftës ishte më i lartë. Kompania Bolv Oil po e shet një litër naftë aktualisht me 199 lekë për litër.

Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 21 lekë për litër (katër herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. (shiko grafikun: Çmimet e naftës në tregun vendas të pakicës. janar 2022-13 gusht 2023).

Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca është e lidhur me shtrenjtimin e karburantit në bursë, ku treguesi Platts, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollarë ton, që është niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2022 dhe tendenca duket për shtrenjtim të mëtejshëm drejt 1000 dollarëve.

Sipas Financial Times çmimi i naftës në bursa arriti dje në 85.3 USD për 74 dollarë që ishte në korrik.

Taksat mbajnë naftën e lartë

Operatorët e tregut pohojnë se krahas shtrenjtimit në bursa, një tjetër faktor që i mban çmimet e larta në vend është barra e lartë e taksave që rëndojnë mbi naftën, që arrin në mbi 60% të çmimet.

Përveç TVSH-së, akcizës e taksës së qarkullimit, rreth 8 lekë të tjera për litër shkojnë për taksa të tilla si markim, skanim, kolaudim, rilicencim, që në pjesën më të madhe kanë rezultuar të panevojshme.

Vetëm ditët e fundit qeveria vendosi të shtyjë edhe për një vit kontratën e markimit të karburanteve, që ka një kosto, që paguhet në çmim nga konsumatorët prej rreth 7-8 milionë euro në vit.

Nafta Ft
Nafta 30

Related

Previous Post

Balluku: Ulja e konsumit të energjisë falë sakrificës së përbashkët të qytetarëve dhe qeverisë, rezultatet flasin vetë

Next Post

Balla homazhe për ndarjen nga jeta të oficerit të Policisë: Dosjet e sulmeve me pasoja ndaj policëve, nuk do t’i mbulojë pluhuri i harresës

Lajme të ngjashme

‘Gjigandët e gjunjëzuar’- BE-ja financon studimin që transformon Kombinatin në Tiranë dhe Metalurgjikun në Elbasan, në hapësira biznesi dhe zona eko-industriale

‘Gjigandët e gjunjëzuar’- BE-ja financon studimin që transformon Kombinatin në Tiranë dhe Metalurgjikun në Elbasan, në hapësira biznesi dhe zona eko-industriale

by redaktor2
05/22/2025
0

Disa nga zonat më të mëdha industriale në vend, si Kombinati në Tiranë, Metalurgjiku në Elbasan etj., të etiketuar deri...

FMN sqaron arsyet e forcimit të Lekut: Volumi i tregut valutor në Shqipëri arrin 11 miliardë dollarë! Rënia e Euros do të ishte më e madhe nëse…

FMN sqaron arsyet e forcimit të Lekut: Volumi i tregut valutor në Shqipëri arrin 11 miliardë dollarë! Rënia e Euros do të ishte më e madhe nëse…

by redaktor2
04/16/2025
0

Cektësia e tregut valutor shqiptar mund të justifikojë ndërhyrjet e herëpashershme të Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të...

Çelja e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike! Sejko: Në 4 vitet fundit përdorimi i kartave është rritur me 300%

Çelja e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike! Sejko: Në 4 vitet fundit përdorimi i kartave është rritur me 300%

by redaktor2
03/27/2025
0

Guvernatoti i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë sot në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit...

“Inflacioni në nivele të ulëta”- Guvernatori Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

“Inflacioni në nivele të ulëta”- Guvernatori Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

by redaktor2
03/26/2025
0

Guvernatori i BSH, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi. Në konferencën për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.