Partizani do të duhet ta luajë në Elbasan ndeshjen e sotme me Astanën, e vlefshme për “play off”-in e Ligës së Konferencës.
Në tribunën përballë, një biletë kushton 300 lekë, ndërsa pas portës, 200 lekë. Në tribunën kryesore çmimet janë 1000 dhe 2000 lekë. Biletat mund t’i gjeni në pikën e shitjes në stadiumin “Elbasan Arena”.
Gazeta ka mësuar se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 6000 bileta, teksa pritshmëritë janë që sot në mbrëmje në stadium të jenë 8000 veta.
Ndërkohë, lajmi i mirë është se për të shkuar nga Tirana në Elbasan janë vendosur autobusë falas, të siguruar nga tifogrupi “Ultras Guerrlis” dhe një pjesë nga klubi. Grumbullimi do të nisë në 16:00 dhe nisja do të bëhet ekzaktësisht në 17:30 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.