Deputetja e PD, Grida Duma, ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Frontline” në News24. Duke folur për politikën, reformën territoriale dhe afrimin e zgjedhjeve lokale, ajo u pyet edhe për lakimin e emrit të saj si një kandidate për kryetare bashkie.
Por Duma tha se nuk ishte në dijeni të këtyre zërave, teksa shtoi se nuk e ka menduar asnjëherë.
Nuk e dija që është lakuar emri im për kryetare bashkie… nuk e kam menduar asnjëherë, absolutisht. Politika për mua është vokacion pastaj profesion”, tha ajo.
Ndërkohë e pyetur për zgjedhjet lokale dhe përgatitjen për to, ajo tha: Unë besoj te vota, që është mekanizmi më i rëndësishëm sa i përket zgjedhjes së figurave përfaqësuese. Nuk besoj te listat e mbyllura por te listat e hapura.