Është mbajtur sot takimi i thirrur nga Gazment Bardhi ku marrin pjesë 42 deputetët të PD, mes tyre edhe Sali Berisha.
Gazetari Osman Stafa raporton se në mbledhjen me dyer të mbyllura, një nga propozimet që është bërë nga deputetët lidhet me kërkesën për ngritjen e një komision hetimor për ndërhyrjet që sipas tyre janë bërë në sistemin TIMS.
Ndërkaq, në nisje të takimit, që u zhvillua në prani të mediave, Bardhi dhe Berisha kërkuan intensifikim të aksionit opozitar.