• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dekretet presin në Presidencë, Begaj në Kazakistan. Rama mbledh qeverinë me ministrat e shkarkuar 

09/07/2023
in Politikë
Dekretet presin në Presidencë, Begaj në Kazakistan. Rama mbledh qeverinë me ministrat e shkarkuar 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ndërsa propozimet e reja për ndryshimet në kabinet të kryeministrit Rama po presin në Presidencë për firmën e kreut të shtetit, ministrat e shkarkuar morën pjesë në mbledhjen e fundit të qeverisë këtë të enjte.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Qëndrimin më të shkurtër në këtë takim e kishte Olta Xhaçka, që hyri e doli nga Kryeministria në rreth 10 minuta, mjaftueshëm sa për të hedhur një firmë. Në mbledhjen e Asamblesë, shefi i mazhorancës e largoi nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, duke e zëvendësuar me ish-ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani. 

Me gjasë kjo ishte edhe hera e fundit për Frida Krifcën në Kryeministri, pas shkarkimit nga detyra si ministre e Bujqësisë, post që mbante prej dy vitesh. Të njëjtin fat do të ketë edhe Edona Bilali, ish-ministrja e Shtetit pa portofol.

Dalja nga mbledhja dëshmoi për kalim të butë stafete tek Arsimi, që do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndërsa Evis Kushi do ta takojë shefin jo më në selinë e qeverisë, por në atë të partisë, si sekretare për gruan. 

Kur propozimet e kryeministrit Rama shkuan në Presidencë pasditen e të mërkurës, kreu i shtetit Bajram Begaj nuk ndodhej në zyrë për shkak të një vizite zyrtare në Kazakistan. Rikthimi i tij në zyrë të shtunën shënon edhe mundësinë e parë për të firmosur dekretet, nëse nuk do t’i japë vetes më shumë kohë për verifikime.

Nga ana tjetër mazhoranca duhet të tregohet e gatshme për të votuar ndryshimet në qeveri në një seancë të posaçme në fillim të javës së ardhshme, sapo Rama të marrë OK-in nga Begaj, me qëllim që Shqipëria të mos prezantohet me një ministre të Jashtme të shkarkuar, në punimet e Asamblesë së OKB-së, më 14 shtator.   

Related

Previous Post

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes PL-së dhe PDK-së

Next Post

Ish-kryeministrja e Finlandës heq dorë nga mandati i deputetes, do punojë si këshilltare në Institutin e Tony Blair

Lajme të ngjashme

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

by redaktor2
06/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.