• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Deri tani janë plotësuar 800 pyetësorë, penalitete për këdo që refuzon të përgjigjet

09/18/2023
in Aktuale, Slider
Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Deri tani janë plotësuar 800 pyetësorë, penalitete për këdo që refuzon të përgjigjet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli deklaroi se në të gjithë territorin e vendit ka nisur sot procesi i numërimit të qytetarëve dhe kushtet e tyre të banesave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një deklaratë për mediet, rreth 6 orë pas nisjes zyrtarisht të procesit, Dhuli i bëri thirrje çdo qytetari në vend ti kushtojë disa minuta procesit të regjistrimit, duke bashkëpunuar me anketuesit në teren pasi Censi është një e mirë publike në interes të tyre.

“Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, punonjës të INSTAT, anketues, kontrollor dhe mbikëqyrës kanë dalë në terren për të numëruar popullsinë rezidente në Shqipëri dhe kushtet e tyre të banesës”, informoi Dhuli.

Sipas saj, ky është një proces statistikor, por me përmasa të një rëndësie të veçantë për vendin.

“Deri tani, referuar sistemit të monitorimit si dhe nga përfaqësues të INSTAT-it në terren procesi po shkon mirë. Janë regjistruar në aplikacion pjea më e madhe e anketuesve. Janë në proces intervistimi rreth 1500 intervista, prej të cilave janë përfunduar rreth 800 pyetësor”, tha Dhuli.

Sipas saj, ky aktivitet do të zgjasë 6 javë.

“Të dhënat e grumbulluara i vijnë në ndihmë qeverisë që të vendosë sesi t’i shpërndajë fondet dhe ndihmën për qarqet dhe bashkitë. Autoritetet vendore do ta përdorin këtë informacion për të përcaktuar se ku të ndërtojnë, duke nisur nga shkollat, shtëpitë dhe spitalet e deri te rrugët dhe rrjetet e ujësjellësit”, tha Dhuli.

Ajo shpjegoi se për këdo që refuzon ti përgjigjet pyetësorit ligji parashikon penalitete.

“Aktiviteti i Censit mbështetet mbi një bazë ligjore dhe është e detyrueshme përgjigja e pyetësorit. Patjetër ka penalitete konform ligjit për këdo që refuzon”, bëri të ditur Dhuli.

Ajo tha se ka 3 pyetje opsionale dhe ato lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.

Related

Previous Post

“Rast i pashpresë”- Hetimet për gjenocid ndaj popullsisë ukrainase, Rusia thirrje Gjykatës së Hagës: Pushoni çështjen

Next Post

Komisioni i Ligjeve i jep “OK”/ Miratohet drafti për rikthimin e lojërave të fatit online

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.