Faton Geci ka publikuar një video në rrjetin Facebook ku pretendon që nipi i tij, është rrahur sot brutalisht nga tri edukatore në një çerdhe publike në Fushë Kosovë.
Geci thotë se nipi i tij, ka pësuar trauma të rëndë psiqike, dhe po përjeton ankth të madh.
Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të bëjnë punën e tyre.