Në fotografitë e publikuara nga familjarët, shihet se duart e trevjeçarit janë me shenja të dhunës, transmeton Albania Times.
Të hënën, një qytetar në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore.
“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mësueset e kësaj k***e!