• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rruga drejt Gjermanisë, rrëfehet Silvinjo : Do bëjmë maksimumin

09/19/2023
in Sport
Rruga drejt Gjermanisë, rrëfehet Silvinjo : Do bëjmë maksimumin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare po kalon një periudhë të artë, ku e ndajnë vetëm 3 përballje nga kualifikimi drejt Evropianit të 2024. Një meritë të madhe për këtë ka padyshim trajneri Silvinjo, i cili ka kthyer harmoninë në skuadër.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Silvinjo ka pohuar se është duke e ndjekur nga afër situatën e sulmuesit të Çelsit.

“Ne po e ndjekim Brojën nga afër, ai është shumë pranë për të qenë i gatshëm, por jo në 100% e tij. Në këtë mënyrë, nuk duam problem as me futbollistin as me klubin, nëse ai do të jetë i gatshëm, do ta ftojmë”,-tha trajneri Silvinjo.

Pavarësisht mungesës së tij, grupi po kalon një formë të mirë, ndërsa kanë vlerësim maksimal nga tekniku.

 “Të them të vërtetën, të gjithë futbollistët janë shumë të mirë. Ata që më surprizuan më tepër, janë ata që luajtën për herë të parë ndaj Polonisë. Shpirti i garës dhe uria për fitore i ndihmon në të tilla nivele”,-u përgjigj Silvinjo.

Forma e mirë që po kalon Shqipëria, bën që Silvinjo të jetë në qendër të vëmendjes. Kudo që ai shkon, qytetarët e përshëndesin, por nuk ngurrojnë t’i japin mendime.

 “Ndodh në gjithë botën të ketë përfshirje, është një sport shumë pasionant. Kudo që të shkosh, njerëzit flasin e japin mendime. Presidenti Duka nuk ka ndërhyrë asnjëherë, është profesionist”,-tha Silvinjo.

Kjo gjë e ka ndihmuar të mësojë dalëngadalë gjuhën shqipe…

 “Mirëdita, mirupafshim, natën e mirë”, janë disa nga fjalët që ai ka mësuar deri më tani.

Më tej, tekniku u ndal dhe tek stadiumi AirAlbania, i cili është një impiant modern.

 “Stadiumi është në gjendje fantastike dhe është mjaft mirë të luajmë sfida aty”.

Në përfundim një mesazh për tifozët kuqezi, të cilët ishin më tepër se 23 mijë në përballjen ndaj Polonisë.

 “Që nga dita e parë kam thënë, nuk do të na mungojë shpirti, zemra dhe dëshira në fushë, ne do të bëjmë maksimumin”.

Shqipëria do të rikthehet në fushën e lojës ndaj Çekisë në shtëpi më 12 tetor, për të vijuar më pas ndaj Moldavisë në transfertë më 17 nëntor, për ta përmbyllur fazën kualifikuese me Ishujt Faroe në Tiranë.

Related

Previous Post

Dafina Zeqiri shfaqet me maskë oksigjeni, këngëtarja probleme me shëndetin

Next Post

“Ish-kryetari ishte abuzues me çdo femër”- Nga takimi i parë te filmimi, Alma Kaçi rrëfehet pas skandalit s*ksual me Safet Gjicin: Nisi të afrohej, më thoshte… Doja ta demaskoja

Lajme të ngjashme

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

by redaktor2
09/10/2025
0

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

by redaktor2
09/08/2025
0

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.