Sipas policisë, dy prej tyre janë iniciuar si vdekje të dyshimta, njëra aksidentale si dhe një hetim mbi vdekjen.
Njëri rast bëhet e ditur se ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka vdekur një fëmijë që ishte duke u trajtuar.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Strovc, Vushtrri, 19.09.2023-21:22. Nga QKUK jemi njoftuar se në Intensiven Qendrore kishte ndërruar jetë një fëmijë i gjinisë mashkullore i cili kishte qenë i shtrirë nga data 12.09.2023”, thuhet në raport.
Dyshohet se viktima më herët ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në polici. Rasti është duke u hetuar.
Një tjetër vdekje është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Anton Harapi” në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jete një 60-vjeçar.
“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Anton Harapi, Prishtinë. Raportohet se është gjetur pa shenja jete i moshës rreth 60 vjeçare. Identiteti i personit nuk dihet. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.
Vdekje e dyshimtë është raportuar edhe në Ferizaj, ku është gjetur pa shenja jete një i mitur.
VDEKJE E DYSHIMTË – Rr. Imri Neziri, Ferizaj 19.09.2023-16:46. Viktima mashkull kosovar i mitur është gjetur pa shenja jeta. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raport.
E një vdekje aksidentale është raportuar se ka ndodhur në fshatin Qabiq të Klinës, ku një person ka vdekur pasi është rrotulluar me traktor në pyll.
“VDEKJE AKSIDENTALE – Fsh. Qabiq, Klinë. 19.09.2023 – 12:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrotulluar me traktor në pyll dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur nga policia.