Dy adoleshentë në Las Vegas që ishin brenda një veture dhe filmonin rrugëtimin e tyre, kanë shtypur qëllimshëm një çiklist në Nevada – ku si pasojë mbeti i vdekur në vend.
Bëhet fjalë për një ish-polic të Kalifornisë, i cili u shtyp me veturë nga 17-vjeçari i cili bashkë me shokun e tij po qeshnin derisa e goditën me mjet në skaj të rrugës.
Ata madje dëgjohen duke i thënë njëri-tjetrit para se ta godisnin “a je gati”, duke treguar qartë se përplasja ishte e qëllimshme.
Disa sekonda më pas, viktima fluturon mbi veturë dhe përplaset me forcë në asfalt. E pavarësisht se u dërgua në spital me shpresën se do ta ndihmojnë, mjekët konstatuan se nuk i ka mbijetuar goditjes.