Ajo mori vëmendje të madhe me akuzat e shumta që bëri në rrjetet sociale për disa personazhe të njohura.
Fjolla më vonë u tha se është në një gjendje të rënduar emocionale, për të cilën edhe u trajtua.
Por, tashmë ajo në postimet e fundit është shfaqur në formë të mirë dhe madje ka bërë një transformim në pamje.
Ajo ka ndryshuar ‘look’-un duke u kthyer nga zeshkane në bionde, ndërsa edhe postoi disa imazhe tejet atraktive në llogarinë e saj në Instagram.
Në foto e reja, Fjolla pozoi e veshur me një kostum të zi me vija të bardha, ndërsa flokët e gjata dhe të drejta i binin mbi supe.