• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“U la jashtë parkut kombëtar pjesa e lumit Vjosa”, drejtori i PPNEA për DW: Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, rrezikon ekosistemin

09/20/2023
in Aktuale, Slider
“U la jashtë parkut kombëtar pjesa e lumit Vjosa”, drejtori i PPNEA për DW: Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, rrezikon ekosistemin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Si mund të ruhet një mjedis natyror unik dhe në të njëjtën kohë të krijohet një jetesë e qëndrueshme për popullsinë vendase? Sfida të tilla po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për të analizuar nga perspektiva të ndryshme ruajtjen e natyrës duke ndjekur parimet e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut 25 anëtarë të Shoqatës Gjermane për Evropën Juglindore zhvilluan një udhëtim studimor, gjatë të cilit eksploruan disa nga peizazhet më të spikatura dhe pikat më të nxehta të biodiversitetit në këto vende dhe në rajonet kufitare mes tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në kuadër të udhëtimit studimor u zhvillua në Prizren edhe konferenca “Biodiversiteti dhe Ruajtja e Natyrës në Ballkanin Perëndimor”. Prizreni ndodhet në skajin jugor të Malësisë së Sharrit. Parku Kombëtar i Sharrit është pjesë e një prej zonave të mbrojtura më të mëdha në Evropë, që shtrihet në tri vende: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Vjosa dhe aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

Lumi i Vjosës ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si një lumë që ka një biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha, sepse është i pa ndërprerë gjatë gjithë rrjedhjes së tij, që nga burimi deri në grykëderdhje. Në Vjosë ka mbi 250 lloje shpezësh të pranishme. Mbi 150 lloje janë të listuara në konventën e Bernës si lloje të mbrojtura dhe me interes të lartë për ruajtjen.

Por Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), thotë për DW se “ishte zhgënjim i madh që në shpalljen e Vjosës park kombëtar, u la jashtë parkut kombëtar pjesa e deltës së lumit Vjosa, si pjesa më biodiverse e parkut kombëtar. Për ne është shumë të qartë se kjo është bërë për shkak përfitimi, pasi në deltën e lumit Vjosa që prej fund të vitit 2021 po ndërtohet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, i cili është një investim jo vetëm që po rrezikon ekosistemin të pjesës me biodiversitetin më lartë të Vjosës. Kjo do të ndërpresë edhe një rrugë migratore që mijëra shpendë e përdorin për të migruar nga Evropa në Afrikë, ajo që quhet rruga e migrimit të Adriatikut (adriatic flight way). Pra nuk është vetëm  ekosistemi i deltës së Vjsosës apo natyra Shqipërisë që po dëmtohen, por prej ndërtimit të këtij aeroporti i bëhet një dëm i jashtëzakonshëm gjithë kontinentit evropian dhe më gjerë.

Trajçe kërkon që të ndalohen menjëherë punimet për këtë aeroport dhe të gjehen zgjidhje alternative për këtë situatë. “Ai aeroport do të sjellë një dëm të pariparueshëm për natyrën e Shqipërisë.”

Mediat dhe mjedisi

Ndër temat që u trajtuan në konferencë ishte edhe çfarë mund të bëjnë mediat për të përhapur dhe ngritur vetëdijen për mjedisin dhe  mbrojtjes së natyrës në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë panel Adelheid Feilcke, drejtore e programeve për Evropën dhe Ballkanin Perendimor në Deutsche Welle dhe gazetarja Behare Bajraktari, drejtuese e programit ON AIR Radio Kosova, emision i profilizuar për tema mjedisore, diskutuan se si mediat mund të mbështesin sistemin edukativo-arsimor për të arritur suksese në kauzat për një mjedis natyrë të pastër për të gjithë.

Related

Previous Post

PD denoncon kopshtin në Kamëz: U kanë dhënë prindërve listën me mjetet didaktike që duhet të blejnë, ndryshe do të paguaj 50 mijë lekë

Next Post

Veliaj në forumin e urbanistëve në SHBA: “Përfshijmë fëmijët sot, për një qytet më të mirë për të gjithë nesër”

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.