• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kongresi i SHBA kërkon hetimin e çështjes McGonigal”, Garo: Jemi të gatshëm të japim ndihmesën tonë në zbardhjen e kësaj veprimtarie kriminale

09/20/2023
in Politikë, Slider
“Kongresi i SHBA kërkon hetimin e çështjes McGonigal”, Garo: Jemi të gatshëm të japim ndihmesën tonë në zbardhjen e kësaj veprimtarie kriminale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Rithemelimit, Floriana Garo, ka deklaruar sot se PD është e gatshme të japë ndihmën e saj në zbardhjen e plotë të çështjes së McGonigal, ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në deklaratën e saj, Garo shprehet se “Partia Demokratike, përshëndet këtë akt të Kongresit të SHBA-së dhe shpreh angazhimin e saj për të dhënë ndihmesën e vet modeste në zbardhjen e aspekteve të caktuara të veprimtarisë kriminale të McGonigal në bashkëpunim direkt dhe të ngushtë me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat Dorian Duçka, dhe ish-oficerin e policisë sekrete të Shqipërisë, Agron Neza në Shqipëri”.

Sipas saj, angazhimi i Kongresit të SHBA për hetimin e kësaj çështje, dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka zbardhja e saj, ndër sa shton “se veprimtaria e këtij grupi të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën në Shqipëri është komplekse dhe shumë e rëndë”.

“Charlse McGonigal direkt ka ndërhyrë tek Edi Rama për nxjerrjen e licencave të naftës për llogari të kompanive ruse të Deripaskës.

Me kërkesë të Edi Ramës, ai është angazhuar për hetim privat të akuzave për vrasje ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta të trilluara fund e krye nga aleati i ngushtë i Edi Ramës, Tom Doshi, me qëllimin e vetëm largimin nga posti dhe burgosjen e presidentit si kundërshtar i Edi Ramë”, deklaroi zëdhenësja Garo.

Deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo

Çështja McGonigal bëhet çështje në Kongresin e SHBA.

Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ka kërkuar dje nga organet ekzekutive dorëzimin në këtë Komision të të gjithë dokumentacionit të dosjes së Nju Jorkut dhe asaj të Uashingtonit që ato disponojnë për veprimtarinë kriminale të McGonigal ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun.

Angazhimi i Kongresit të SHBA për hetimin e kësaj çështje, dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka zbardhja e saj.

Partia Demokratike, përshëndet këtë akt të Kongresit të SHBA-së dhe shpreh angazhimin e saj për të dhënë ndihmesën e vet modeste në zbardhjen e aspekteve të caktuara të veprimtarisë kriminale të McGonigal në bashkëpunim direkt dhe të ngushtë me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat Dorian Duçka, dhe ish-oficerin e policisë sekrete të Shqipërisë, Agron Neza në Shqipëri.

Partia Demokratike deklaron se veprimtaria e këtij grupi të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën në Shqipëri është komplekse dhe shumë e rëndë.

Kështu ky grup i strukturuar kriminal nën drejtimin e Edi Ramës në kundërshtim flagrant me ligjet e Shqipërisë dhe SHBA është angazhuar kundër opozitës shqiptare dhe shkatërrimin e saj, për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Ky grup ka aplikuar në Shqipëri bazuar në mashtrimin e një sistemi gjobëvënje ndaj bizneseve, me të cilin ju ka zhvatur atyre dhjetëra miliona euro.

Charlse McGonigal direkt ka ndërhyrë tek Edi Rama për nxjerrjen e licencave të naftës për llogari të kompanive ruse të Deripaskës.

Me kërkesë të Edi Ramës, ai është angazhuar për hetim privat të akuzave për vrasje ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta të trilluara fund e krye nga aleati i ngushtë i Edi Ramës, Tom Doshi, me qëllimin e vetëm largimin nga posti dhe burgosjen e presidentit si kundërshtar i Edi Ramës.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike paraqiti në parlament kërkesën me 45 firmat të deputetëve të opozitës për hetimin e veprimtarisë antiligjore të grupit të strukturuar kriminal Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka dhe Agron Neza në Shqipëri, por në shkelje flagrante të kushtetutës, Edi Rama nuk lejoj ngritjen e këtij komisioni.

Përveç kësaj, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, refuzoi pa asnjë arsye ligjore të hapë hetimin për veprimtarinë antiligjore kriminale të grupit të mësipërm në Shqipëri, pavarësisht se veprat penale të këtij grupi, ishin kryer në Shqipëri nga shtetas shqiptar në bashkëpunim me shtetas te huaj.

Refuzimi i hetimit të veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar Rama, Mc Gonigal, Duçka, Neza nga SPAK-u dëshmon qartë dhe përfundimisht se në Shqipëri nuk mund të hetohet asnjë aferë kriminale e lidhur me Edi Ramën e çfarëdo peshe qoftë ajo.

Related

Previous Post

Neymar i pandreqshëm me femrat, kapet mat duke puthur dy vajza, partnerja: Jam e zhgënjyer

Next Post

I njohur si Mbreti i Xhunglës, Luani eshte gjitarë i cili i perket familjes Felidae, ata janë anëtari i dytë më i madh i familjes me tigrat që zënë vendin e parë

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.