• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Porti i Durrësit, Bozdo: Alabbar mbush xhepat, shqiptarët duhet të paguajnë 2 mld euro të tjera. Kompania gjermane padit Shqipërinë në arbitrazh

09/20/2023
in Politikë
Porti i Durrësit, Bozdo: Alabbar mbush xhepat, shqiptarët duhet të paguajnë 2 mld euro të tjera. Kompania gjermane padit Shqipërinë në arbitrazh
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo foli për projektin e ndërtimeve në Portin e Durrësit, të cilin e cilësoi korruptiv. Bozdo lajmëroi se kompania gjermane EMS-APO ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit për një shumë prej 40 mln eurosh, për dëmtim me qëllim të aktivitetit të saj tregtar në Portin e Durrësit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas demokratit, kjo padi vjen vetëm pas “hapjes së rrugës për projektin korruptiv të ndërtimeve në Portin e Durrësit, nga Mohamed Alabbar, mik dhe partner i Edi Ramës.”

Ndër të tjera Bozdo akuzon se ndërsa “Alabbar mbush xhepat, shqiptarët do të duhet të paguajnë minimalisht 2 mld euro të tjera për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.”

Deklarata e anëtarit të Kryesisë së PD-së:

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kompania gjermane EMS-APO ka paditur Autoritetin Portual, d.m.th. qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington, për një shumë prej 40 milionë eurosh, për dëmtim me qëllim të aktivitetit të saj tregtar në Portin e Durrësit.

Kjo për arsyen e vetme, të hapjes së rrugës për projektin korruptiv të ndërtimeve në Portin e Durrësit, nga Mohamed Alabbar, mik dhe partner i Edi Ramës, të cilit i është dhuruar nga ana e Kryeministrit aseti më i rëndësishëm strategjik dhe ekonomik i Shqipërisë sot– Porti i Durrësit.

Ndërsa kompania gjermane, ndaj të cilës qeveria e Edi Ramës është sjellë brutalisht, duke e përzënë nga aktiviteti i ligjshëm tregtar në Portin e Durrësit, do të arkëtojë 40 milionë euro nga paratë tona, Mohamed Alabbar është duke shitur apartamente në ajër – pa i ndërtuar ende, është duke shitur pronën e shqiptarëve duke siguruar fitime marramendëse për të dhe parterin e tij në këtë aferë.

Nuk mund të gjendet një rast i tillë i dytë në asnjë vend të botës, ku porti kryesor i vendit në të cilin përpunohen 95% e mallrave detare, praktikisht dera e vetme e komunikimit detar të Shqipërisë me botën, t`i falet një ndërtuesi si Alabbar, me qëllimin e vetëm që ky të fitojë në mënyrë të sigurt miliarda euro, duke e përjashtuar nga cdo lloj konkurrence.

Ndërsa Alabbar mbush xhepat, shqiptarët do të duhet të paguajnë minimalisht 2 milardë euro të tjera për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, plus edhe ndonje kusur te vogel 40 milionesh në Arbitrazh si rasti i kompanisë gjermane.

Kjo është fytyra e vërtete e kësaj qeverie. Nga njëra anë, e ëmbël dhe e dashur me korrupsionin, me skandale të panumërta korruptive të saj në kontrata ku shqiptarët zhvaten me qindra milionë euro, dhe nga ana tjetë e dhunshme me biznesin e ndershëm, që me garë dhe kontrata të ligjshme operojnë në vendin tonë, që punësojnë shqiptarët dhe ndihmojnë rritjen ekonomike të vendit.

Në fakt, për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi në se këtë rast 40 milionë euro do të paguhen nga shqiptarët. Siç nuk kishte asnjë rëndësi se Bechetti do të paguhet 110 milionë euro, apo për rreth 450 milionë euro që përllogaritet dëmshpërblimi total i qeverisë shqiptare në arbitrazhit ndaj kompanive të huaja.

Për Edi Ramën ka rëndësi që Alabbar të shesë apartamentet ende pa filluar ndërtimet, që Zoto, Mërtiri dhe Rapaj të paguhen akoma me paratë tona, sepse në fakt ai dhe ministrat e tij janë përfitues direkt të këtyre parave.

Partia Demokratike e konsideron megaaferën korruptive të Portit të Durrësit dëmin më të rënde që i shkaktohet ekonomisë dhe sigurisë kombëtare. Lënia e vendit pa një port tregtar, grabitja e pronës, pastrimi i parave të pista dhe fitimet marramendëse, të gjithë këto nuk mund të bëhen veçse nga ata që nuk e duan Shqipërinë, që kanë vite që po përzënë shqiptaret në mërgim, që vendin e konsiderojnë plaçkë lufte dhe rrëmbejnë çfarë dhe ku të munden. Këta kanë emër dhe mbiemër, janë Edi Rama dhe ministrat e tij Zoto, Mërtiri, Rapaj, Gjoka etj…

Një ditë të gjithë do të përballen me drejtësinë dhe një ditë drejtësia nuk do të jetë e telekomanduar nga Surreli. Partia Demokratike do të denoncojë dhe padisë cdo rast korrupsioni që prek interesin publik dhe kombëtar.

Related

Previous Post

Açka braktis Konferencën e Kryetarëve, kërkon që Kuvendi ta njohë si kryetare grupi

Next Post

“Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës”, Basha me qytetarët në Durrës: Janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.