Mesfushori shqiptar është paraqitur në vetëm tre ndeshje këtë edicion, ku dy në Serie A duke luajtur 22 minuta dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve ku luajti 55 minuta.
Përkundër se paraqitjet e shqiptarit kanë qenë të mira sa herë ka luajtur, trajneri Simone Inzaghi nuk është se i ka besuar shumë atij.
Megjithatë mediumi i afërt me klubin zikaltër ‘fcinternews’ ka raportuar se Asllani mund të huazohet në afatin kalimtar të janarit.
21-vjeçari dëshiron të ketë më shumë hapësira dhe nëse nuk i merr ato te Interii do të kërkoj huazimin në janar, pasi dëshira e tij është të luaj më shumë dhe të jetë i gatshëm për Shqipërinë për në Euro 2024.
Ish-skuadra e tij Empoli mbetet favorit për t’i fituar shërbimet e Asllanit, por shqiptarin e pëlqejnë edhe skuadrat tjera si Cagliari, Sassuolo, Hellas Verona e Salernitana.