• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Reagon DASH: Gati të punojmë për asociacionin në veri, Kosova të dorëzojë draftin! Të përafrohet me Kushtetutën

10/01/2023
in Politikë
Reagon DASH: Gati të punojmë për asociacionin në veri, Kosova të dorëzojë draftin! Të përafrohet me Kushtetutën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë së bashku me Kosovën për të ndërtuar një projekte-statut për asociacionin për Komunat me shumicë Serbe në veri të Kosovës. Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shteti nga Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Annie Verderosa i tha gazetarit të Report Tv, Ermal Qori se SHBA është e gatshme të punojë më Republikën e Kosovës mbi këtë cështje të rëndësishme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ne inkurajojmë Kosovën që të paraqesë një projekt-statut dhe jemi të përgatitur të punojmë me kolegët kosovarë dhe të BE-së për të avancuar këtë obligim kritik. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që ASM(Asociacioni i komunave me shumicë Serbe) duhet të përafrohet me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, tha për Report Tv Annie Prisonero.Sipas Verderosa, e ardhmja e Kosovës është në duart e institucioneve ndërkombëtare.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun lehtësues nga BE-ja si e vetmja rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E ardhmja e Kosovës është në institucionet evropiane; një proces i lehtësuar nga BE-ja është rruga”, tha Annie Prisonero.

Partnerët strategjik të Republikës së Kosovës, konfirmojnë nëpërmjet komunikimit zyrtar se SHBA do të luajë një rol aktiv në mbështetje të dialogut, ndërsa një kërkesë të drejtpërdrejtë e kanë për të dyja shtetet e përfshira në tension nga Ballkani Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara koordinohen ngushtë me BE-në për Dialogun dhe ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në mbështetje të tij. Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre sipas marrëveshjes për rrugën e normalizimit që arritën në fillim të këtij viti. Ne presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre sipas marrëveshjes. Është e domosdoshme që ata të ecin përpara në detyrimet e tyre ekzistuese dhe të mëparshme sipas marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASM)”, u shpreh Annie Prisonero.

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se zgjidhja për Asociacionin është që Kosova të ulet me SHBA-në dhe ta përgatisë draftstatutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të Kosovës. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 marrëveshjen për parimet për themelimin e tij.

Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik dhe kërkoi që ajo të harmonizohej përmes akteve nënligjore. SHBA-ja insiston se nuk do të lejojë që Asociacioni t’i ngjasojë entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

Related

Previous Post

Prej ditësh i përfshirë nga flakët, Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarrit në pyllin e Pishporos

Next Post

Sali Berisha dënon sulmin pranë Parlamentit në Ankara: Akt terrorist, solidaritet me autoritetet turke

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.